Muzafer Ramiqi
Rikthim.

Sapo u ktheva nga bota e errësirës
Shkova dhe u ktheva pa baza, pa ba zhurmë
Nuk doja të ju shqetësoja, hamendja se jeni ende në gjumë
Shkova fillikat, fillikat u ktheva
Edhe në trishtimin e vetmisë sime nuk doja të fleja
Sepse si fjetur e si zgjuar, vetminë e shpirtërave tuaj e ndjeja
Në mjerimin e Hadesit, pash mjerimin e të gjallëve e jo te vdekurve
Ata vetëm heshtnin e dëgjonin rrënkimet e juaja, zhurmë pafund
Do ua sjellja gjithë atë ndjesi me vete, po të kisha mund
Dëgjova dhe rrënkimet e mia, si në një film biografik
Ndaj kur u nisa për këtu, mendova dhe morra një vendim
Rrënkimeve t’ua mbyll gojën dhe të mos bëj më të njëjtin gabim
Sapo u ktheva nga bota e errësirës
Do duhej të shkoni të gjithë, të shijoni hijen e brishtë të vdekjes
Që kur të ktheheni si unë, të doni më shumë praninë e heshtjes