MUZAT KËRKON
Stolit të parkut qëndron ulur
Pegasin të mbërrrijë pranë kërkon
Kridhesh mes mendimesh e përhumbur
Muzat pret të vijnë, plot tension.
Mbi fletoren hapur sajon fjalë
Lapsin fort e përtyp në gojë
Sikur kërkon që fjalët t’i ringjallësh
Bilbil të bëhesh që ligjëron.
Në shpirtin tënd gëlojnë vargje dhe rima
Këmbëngul, të kenë një rend ,kërkon
Rallë si treni , dalin jashtë shinash
Si muri që në këmbë më s’ qëndron.
Mbasi i përkëdhel, vargjet të binden
Buzëqeshja bën fole’ në t’ kaltrat sy
Si të kesh pajtuar turma që grinden
Si të kesh zbutur kuaj njëmijë.
Poezia, si nusja e hedh vallen
Në zemër të jetës gjen frymëzim
Pulbardha, yje, zogj e shtojzovalle
Bëhen oqean në ngazëllim.
Zonjushe shkul tabu’ e norma
Mbushe atë shpirt me ciatje zogjsh
Shëmbëllim jete e vargut jehona
Çfarë do më fort, fort ta këndosh.
