Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë nderon “IKONOGRAFËT DARDHARË””


Arian Çika

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë nderon “IKONOGRAFËT DARDHARË””

SALOME dhe Prerja e Kokës të SHËN JOAN (GJON) PAGËZORIT” pikturuar me art nga ikonografi dardhar, një kryevepër frymëzuar nga historia biblike : Shën Joan Pagëzori kritikoi publikisht Mbretin e Galilesë Herod Antipas duke i thënë “Nuk të lejohet nga ligji i Perëndisë të marrësh Herodias, gruan e vëllait tënd”. Mbreti, një tiran agresiv e burgosi.Në një festë ditëlindje të Mbretit të organizuar në pallatin-kështjellë të Machaerus pranë Detit të Vdekur, del të kërcejë Salome – vajza ( rreth 16 vjeç) e Herodias. Mbreti mahnitet nga kërcimi i shfrenuar i Salome dhe i kërkon ti shprehë një dëshirë. Salome pas këshillimit me të jëmën, Herodias, i kërkon mbretit Herod Antipas ti sjellë në një pjatancë kokën e Shën Joan Pagëzorit. Dhe ai ja plotëson dëshirën Salomes. Tiparet shprehëse të fytyrës së Salome “dardhare” janë të pakrahasueshme. Nderim dhe respekt ikonografëve dardharë.

About Post Author