Muzgu bije tej nē arë


Elisabeta Gockaj

Yjet qiellit nuk u shuan,

dhe pse bien një nga një,

me erësirën natës luajn,

duke lënë magjinë në të.

Jeta nën rrezet e diellit ,

hera herës brengën vesh,

vellon gri i hedhë qiellit,

kur sheh henën ndar në mes.

Pikon loti i florinjtë,

për mbi arat mbjell me grurë,

gushtit larë në arë kallinjtë,

vasha shamin linë në gush .

Muzgu bije tej në arë ,

për mbi të hijen lë mali ,

mbrëmja vjen ndrojtur ngadal,

hëna nuk nguron të dali.

Veshur si në ditë dasme,

dritë e saj llamburinë,

troket xhamit të dritares,

vashës pranë shtratit i mbrinë.

About Post Author