MUZGU
Shikimet gërshetohen së largu
Pyes, gjer kur njëri tjetrin me ju
Në pritje, siç thuan, s’ka natë pa muzgë
Shpresoj se agimi na gjenë, buzë më buzë.
Eci pas hijes sate, e ndriçuar nga hëna
Me ngjyrë të argjendtë shkëlqen si zana
Princezë, unike me diademën e virgjërisë.
E dashur, dhe e ëmbël si ditët e lirisë
Ecim dorë për dore, madhështorë si lisa
Vijnë krushqit e tre atëdheve me plisa.