Muzikë-Donike Rrethej


Tesh e njoh muzikën e zemrës tande,
kur egërsisht, m’vjen mbrenda n’gjak e shpirtin m’prek,
tastet e asaj muzike tesh i kam n’çdo pjesë t’trupit,
m’vdes ,m’lind prep e s’mlen me hjekë.

E notat e asaj muzike po bien lehtë lehtë….

Ritmet e asaj muzike , ah shpirtin sa m’kan lodhë ,
i kndoj nën za , ashtu n’heshtje e kanjiher i bërtas,
tesh mbrenda asaj muzike kena mbetë si nota,
qi shkruejnë nji kangë dhimbjet mijë çaste o nji çast.

E tastet i shkela lehtë kur mbrenda mejet prep bërtas.

Me forcë e kndoj , i knoj zemrës kur m’dhëmb me ikjet ,
kur i prek notat me butësi o i hedh tej ,
ah , sa her e kndoj edhe n’netët e g’jata kur si shpirt i pa’rehatuem endem,përpëlitem,
kur t’kërkoj gjithkund e nuk arrij me t’gjet ,nuk t’gjej.

E mbrenda asaj muziket je ti qi m’shitit nëpër dej.

Tesh e njoh muzikën e zemrës tande ,
e nig’jova aq afër disa herë ,
kena mbetë si do nota pa nji ritëm t’kuptimtë,
se di ti mbaj mbrenda zemrës a ti hedh tej nëpër erë ?!

Si diçka qi sod nuk ekziton ma , si e pavlerë ?!