Muzikë-Fatmir R Gjata


Fatmir R Gjata

Nuk ish muzikë e violinës por zëri yt i qetë

Më ngrohte shpirt të përvëluar edhe më jepte jetë

Ndërkohë rridhte një ujëvarë e shkonte thellë në det.

Po ç’dete ishin vallë të mbledhur nën këmbë nuk e di

Ndoshta është bërë një oqean me emrin dashuri

Aty ku shkon diell në mbrëmje e fle me qetësi.

Dhe nesër do të lindë shkëlqyer në festë pambarim

Sa të të them të dua shumë, të them je shpirti im

E të fillojë tjetër muzikë, me dehj’e psherëtimë.