Muzikë pylli-Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

1

Dega e dirigjentit,

Simfonia e gjelbërimit,

Kompozitori….. fletës.

2

Pylli do thithë qiellin,

Do sjellë diellin në buzët e tua,

Duket si një………….. tren i gjat.

3

Filluan fjolla bore,

Në pyll ka rënë heshtja,

Ariu polar po fle gjumë.

4

Më shpeshtë në pyll,

Duke ecur nëpërmjet shtegut,

Duke dëgjuar Saksofon në xhez.

5

Era po luan,

Mbi çelësat e birilave,

Përshpëritjet e çifteve.

6

Në degët e panjës ,

Duke pompuar me nota muzikore,

Muzik………Verore.

7

Orkestra e gjelbër

Prova për verën,

Ku marin pjesë gjithë pemët.

8

Stinët po vallëzojnë,

Duke përdredhur të katër këmbët,

Serenata ………………….e stinëve.

9

Borë e butë,

Një pirgë me njërëz dëbore,

Presin unazat ……….pranverore.

10

Rrezja po vrapon,

Në telat e violinave të pyjeve,

Një shëngjet me rreze dielli.

11

Duke marrë frymë,

Në kraharorin timë,

Tingulli i gjallë i frymëmarrjes.

12

Kënga e zogjve ,

Pylli rrëfen dashurin e tij,

Gjithë njërzve të botës.

13

Muzik gjethesh,

Tinguj nga pranvera në pranver,

Pemët……………duartrokasin.

14

Ketri kuq

Në një sifoni të gjelbër,

Tek ujvara loz me ujin.

15

Milingonat janë në kërkim,

Të ushqimit të tyre për dimër

Rresht punojnë pa përtim .

16

Perëndimi diellit kadife ,

Pyjet fshehin sekretet,

Në errësirën e natës.

17

Mëngjes, rosa e egër po noton,

Nën rrezet e diellit të dritës,

Të mbizotëroj dritë në qiell e shpirt.