Anelja Lako

Myzeqarja !…
Mirazh mrekullish, me trupin prej bore
Përmbi valët e detit,sikur fluturon
Shkëlqim prej Zane kush je s’më thua?!
Jam gocë Myzeqeje, shumë jetën e dua!
Kam zbritur nga qielli, prej yjesh si hënë
Që vjen përmbi valë zonjushë hijerëndë
Buzëqeshjen praruar, mjaltë nëpër hoje
Shfaqem hirëplotë, mes ëndrre pa droje!
Shikimi shkëlqim si diell kaltërsishë
Njëmijë rrugëtimesh udhën ma ndriçon,
buzëqeshja e bukur lë shijen mbi buzë …
Kur vjen si Pranvera në vargun muzë !
A,Lako