Na zgjodhën kohërat !…Fatmir Pushi


FATMIR PUSHI

Na zgjodhën kohërat !…….

Duhet justifikuar kjo zgjedhje,

Që të jetojmë pa gabime të dhimbshme,

Që të mos “sfilitim” ndërgjegjen,

Të jetojmë ,jo thjesht të ekzistojmë,

Që të mos ………veshim “çizme,”

Për të shëtitur ……………..”botën”.

Na zgjodhën kohërat,

Si një kalorës, në një kalë ngarash,

Që durojmë barrën e padurueshme,

Dhe mbajmë nën sqetull,

Udhëheqës mashtrues e grabitqar.

Ne jemi zgjedhur nga kohërat,

Në një epokë që të futemi në dritë,

Si shkronjat që mbillen mbi fletët,

Në fushën e farërave të bardha,

Lindur e rritur në fjalën “besë,”

Të korrurat…………. janë pjekur,

Sytë pickuar ………në një gjethe,

Ne u zgjodhëm nga kohërat,

Fati, ……….vallëzimi i jetës,

Dhe rrotullohemi e rrotullohemi,

Ndërsa orkestra po luan për ne,

Dashuri me shpres besimi.

Një melodi për çdo epok,

Në të gjitha …………..moshat.

Ne zgjodhëm kohërat,

Në një udhëtim në rrugën e drejtë

Në rrugën e pa bindur drejt ” zotit”,

I cili tingëllon si babai ynë.

Ne zgjodhëm kohërat,

Të mos ndjekim moralin,

Ku i plotfuqishmi bën ligjin,

Dhe në emër të tij të bën kërcënim,

Ne duhet të jetojmë me mëncuri,

Ne duhet ti japim “zë” epokës,

Mos u murros, mos u anko, mos rënko

Ndryshe , do ngelemi skllav i saj.

Ne jemi të zgjedhur nga kohërat,

Ndryshe nga …….”mishi” në treg,

Jashtë “kutisë”…. së konservave,

Me një “shpres”….. të pa tundur,

Se do të lindi ………….epoka dritë.