Na zgjuan kumritë-Afërdita Hadaj


Afërdita Hadaj

 

Na zgjuan kumritë..

Në baçenë tënde

Mblidhje trëndafila

Moj princeshë e bukur

Qënke shum e mira.

Në vapën e drekës

Rrije n’dënë hije

Me gjergjef qëndisje

Pajë nusërie.

Shamia me llambro

Hedhur përmbi kokë

Mbi të vënë kurorë

Me degë borzilok.

Një bilbil i malit

Tu afrua pranë

Këngës seç ja nisi

Të ç’faqte sevdanë.

Seç e le gjergjefin

Bilbilin dëgjoje

Si një flutur lulesh

Rreth tijë vallzoje.

Edhe zogjtë e pyllit

Neve kur na panë

Me tinguj vijolinash

Seç na pagëzuanë.

Pas tyre dhe fluturat

Erdhën në seri

Nektar seç na hodhën

Me ngjyrën flori.

Të dy përqafuar

Humbëm mes barçesë

Na zgjuan kumritë

Kur feksi mëngjesë.