Nafi  Çegrani:Si e njoha Rexhep Zajazin?


Si  e  njoha  Rexhep  Zajazin

( Dinjiteti i tij prballë intrigave ) 

Shkruan  Nafi  Çegrani  

(Re: Shkrimi  për figurën e ndritur të Rexhep Zajazit

Feb 20 at 12:18 AM

Tahir Zajazi <tahirzajazi@hotmail.com>

To: Nafi Cegrani <rtvzc_nafi@yahoo.com>

I dashuri Nafi, shkurt dhe shqip, shkrimi i perkushtuar nga njeriu I duhur per mikun e duhur e ka arritur maksimumin e qellimit te pritur. Ke prek ne palcen e Rexhep Zajazit te vertete. Kjo nuk diskutohet. Ndersa shtesa nen preteksin P.S. me preku ne emocione. E ndjeva si te ishte sot brenga morale e xha Rexhepit ndaj familjes tende. Ne nje rast me mori edhe mua me vehte ne banesen perball Shkolles “Liria” ne Shkup. U ndjeva keq kur vereja se si Zonja e jote, me kalamaj perth, madje ne pashprese, e perlotur priste perkrahjen e xha Rexhepit, te cilit me te drejt i besonte. Kam kenaqesine qe si hero I Rexhep Zajazit, u fute ne historine kreshnike te tij. Perqafime familjare!“))   

***

(… Të shkruajsh për figurën e Rexhep Zajazit, nuk është lehtë, sepse duhet shkruar në aspektin shumë dimensional. Ai ishte burrë trim, i guximshëm dhe shumë fisnik. Ishte njeri i këngës  që e interpretonte me melosin specifik dhe tipik kërçovarë, të cilat rrallë kush mund t’i kë ndonte me stilin dhe nuansat  e tija specifike, të cilat edhe sot mbeten të regjistruara dhe të pa harruara ,  të ngërthyera me karakteristika të veçanata ).

Rexhep Zajazin , doajenin e melosit kërçovarë, e kam njohur që kur isha si Normalist në „Zef Lush Marku“ në Shkup, dhe si i ri bashkëpunoja me gazetën „Rilindja“ , „Zërin e rinisë“, „Bota e Re“ etj. Dhe në një artikull me titull „Si të ruhej folklorit shqiptarë në Maqedoni “  botuar në „Rilindjen“ e vitit 1967, ku edhe përmendi emrin e Rexhep Zajazit dhe elementet e melosit dhe të këngës kërçovare . Kënga e tij dëgjiohej me të madhe në valët e Radio Shkupit dhe Radio Prishtinës. Ato interpretoheshin  me një prirje të kultivuar. Kënga e tij aq melodike dhe specifike për mënyrën e të kënduarit, bënin jehonë në të gjitha trojet etnike shqiptare, sepse ato dëgjoheshin pos tjerash  edhe në Radiot lokale të komunave.

Rexhep Zajazi, do të mbetet emër i madh i jetës kulturore e publike , të këngës dhe melosit  kërçovarë jo vetëm në  trevën ku lindi, por në gjithë trojet shqiptare në këtë cep të Ballkanit .  Për emrin dhe  të kënduarit e këtij njeriu do të jetoj gjatë në mendjen e shëndoshë të  kërçovarëve,  por edhe më gjërë, si doajeni i këngës dhe melosit që dinte vetëm ai ta interpretonte. Këndoi ai, edhe bashkë me djemt e tij me epitetin „Trio Zajazi“, dhe nga të cilët më vonë  u inspiruan shumë  këngëtarë të rinjë si Vëllezërit Dervishi,  Bexhet Jagodini etj.

Më pas, disa herë  këtë figurë me karakteristika burrërie  e takova  në lokalet  e RTV Shkupit  kur , xha Rexhepi, siç e thirrja unë nga respekti,  i veshur si një kreshnik me veshje popullore të  anëve të  Kërçovës, me tirrqi me gajtan, xhemadan të qendisur me sumlla ari dhe në qafë mbante çevren  ngjyrë qershije dhe të  qendisur me lule plotë ngjyra. Ishte burrë trim dhe i guximit, bile edhe këngët që i këndonte plotë uzdajë e hare,  reflektonte dritë dhe entuazëm…   

Nga ky njeri mësova shumë gjëra për këngën, melosin, folklorin dhe tradiën kërçovare !

Pastaj,  gjersa unë si zyrtarë i Shërbimit  (SDB), jetoja në Shkup, Xha Rexhep Zajazin  shpesh e kisha  edhe mysafir  në  banesën time. Tanimë edhe rrugët na ishin bashkuar, rrugët  e  besimit… Bisedonim për shumë gjëra, për fatin e shqiptarit, për kauzën kombëtare dhe patriotike. Ai ishte me plotë  besim ndaj meje kur trajtonim tema të tilla, edhepse e dinte se unë isha zyrtar i UDB-së. Por, mes nesh, egzistonte besimi dhe respekti, sepe edhe unë i kisha rrëfyer  në besim gjëra nga dosja e tij personale që e kishte formuluar UDB dhe aty me një pedantësi ishin vendos raporte, referate dhe dokumente të tjera nga veprimtaria e ndjekjes, përcjelljes dhe survejimit nga agjentura jugosllave, dosje e cila ishte e formuluar që në kohën e Rankoviqit, nga personi ( zyrtar i lartë i SJB, me emrin R. Bll.), i cili ishte vendas i tij nga Kërçova dhe gjendej në kulmin e karrierës së tij në Shërbimin publik të Maqedonisë.. Por dosia  personale e xha Rexhep Zajazit , të cilën  më së shumti nga kureshtja, e lexova disa herë: ishte formuluar në baza  të smirës dhe inatit, me motive politike. Për këtë e njohtova  Rexhep Zajazin, duke e pyetur se çfarë problemi ka pas ose ende ka me UDB. Ai i habitur më shikoj drejtë në sy dhe tha:

„ Miku im Nafi, unë asnjë problem nuk kam pas me shtetin e Jugosllavisë, por kjo që më thua, ndoshta egziston punë nga ndjellakëqinjët hakmarrës dhe mund të jetë dosie e formuluar nga njeriu injorant  R. Bll  me të cilin ka vite e vite nuk jemi në marrëdhënie të mira. Sepse unë me këtë person që nga vitet e para pas Luftës kam pas disa përplasje dhe antagonizma  të natyrës së interesit kombëtarë dhe asgjë tjetër personale.-, tha gjatë bisedës ai…

Të them sinqerisht, fund e krye i besoja xha Rexhep Zajazit, sepse ishte njeri i cili e fliste vetëm të vërtetën. Madje edhe nga fakti, nga e gjithë ajo që kisha lexuar në ( DL – dosje za lice) dosja personale, kuptova se doajeni i këngës kërçovare,  fati e kishte ndihmuar që kishte shpëtuar nga burgu, ose më  mirë të them: nga Goli Otoku! Sepse  R.Bll.  si njeri  kapricioz dhe trendencioz, në raportet që kishte bërë dhe gjenden në dosjern e evidentuar me nr. të veçantë, shprehte një xhelozi të kotë , duke  arritur në saje të funksionit që ka pas në UDB, raportet e tij ishin të formuluara me të dhëna  mashtruesem  dhe shpifëse, për të njollos personalitetin  e xha Rexhepit. 

„Unë kam pas preokupim çështjen shqiptare, zhvillimin e kulturës, arsimit, këngës, folklorit shqiptar, sepse shqiptar  jam. Personi në fjalë bëri karierë në Organet e mbredëshme në saje të intrigave  dhe mashtrimeve  ndaj shqiptarëve. Por, mos harrojmë se edhe sot kemi në Kërçovë persona që ecin gjurmëve të tija antishqiptare. Si i till R.Bll. u ngrit në gradë-, rrëfen xha Rexhep Zajazi, me një seriozitet në fytyrë dhe pamje burri të guximshëm, me mustaqe të zeza që figurës së tij  i jepnin veti dhe karakteristika  serioze  të shqiptarit trim, me një trup të ngjeshur sikur të ishte një atlet.

Biografia e Rexhep Zajazit ishte  e shkëlqyer, përballë atyre që ishin të shkruara dhe të trilluara në dosien personale që ia mbante UDB-a nga deklaratat  e keqbërësve, përçfarë kam shkruar në pika të shkurtëra në disa nga librat e mia, si dhe nga disa shkrime më vonë botuar në disa portale dhe  gazeta  të ndryshme, sepse ishte dhe mbeti figurë e merituar dhe trimit nuk duhet ti hahet haku!.. Historia e tij  si arsimdashësh dhe atdhetarë i vërtetë ishte  ngushtë i lidhur me këngën dhe interpretimin e melosit kërçovarë që rrezaton dritë  si rreze dielli.

Prandaj, po them se, pasi më ftoi Shaban Dalipi, i cili tha se po përgatisin një monografi për „Trio Zajazin „ dhe të shkruaja ca rreshta personalisht se si e njoha burrin kreshnik të këngës kërçovare, Rezhep Zajazin, vendosa me shumë dëshirë dhe krenarti, sepse i tillë ishte burri me mustaqe të zeza, të cilin e njoha gjatë viteve të rinisë sime, madje shumë gjëra dhe preokupime të çështjes shqiptare na lidhën edhe më tepër dhe gjithë jetën sa ishte gjallë mbetëm miq të ngushtë. Rexhep Zajazi, shikuar edhe nga aspekti i karakterit të tij burrëror kurrë nuk e tradhtoi kombin e vet, duke i mbetur vigjilent  dhe besnik çështjes kombëtare , me synim të ruhet e të ngrihet lartë dinjiteti dhe krenariea e kombit. I tillë mbeti  gjer në fund sa ishte gjallë …

 Me këtë rast dua të cek se, pas disa vitesh pas largimit tim nga rradhët e SDB dhe arratisjes sime në Amerikë, xha Rexhepit ia lash amanet të ishte i kujdesshëm nga bandat udbashiane edhe kur ecte trotoarëve të  Shkupit, ta kuptonte seriozishte se ku e vënte  këmbën, njerëzit që i takon dhe bisedat që bën, ti shikonte gjërat seriozisht, sepse edhe nga shkaku i kontakteve që kishte me vite me mua, UDB-a do ta përcjellte këmba- këmbës, sidomos të ruhej nga udbashët Jovan Georgievski „Jovës“ ,  shovinisti antishqiptar Nikolla Ilievski „Kole“ kryeshef i sektorit të II,  i cili kishte një fytyrë derri, masha të cilit ishin  Bexhet Bexheti „Lepri“ , Sllave Vasovski „bombashi“  etj.. Sepse,  ata do të organizonin dhe angazhonin rrjete informatorësh,  persona nga më të ndryshmit ose si qytetarë të zakonshëm, të zhytur e subversivë, që ti hakmerreshin, duke e  survejuar  e spiunuar sistematikisht, nga shkaku përse para disa vitesh, nuk ia arritën qëllimitqë ta infiltronin të kishte kintakte e disa nga krerët e emigracionit në Çikago, kur unë e këshillova se gjatë bisedave informative kur e thirrnin në zyrat e SDB, mos u jepte fare të dhëna nga ato që u interesonte udbashëve. Nga kjo, ata ishin tepër të zemruar, dhe kishin bërë plane që ta regjistronin si objektiv në kategorinë PPR ( Predmet vo predhodna rabota) si „tepër i rrëzikshëm“  ndaj shtetit dhe sistemit komunist jugosllav dhe në saje të burimeve paralele të angazhuar i pregatitej arrestimi…   E ndihmova aq sa mundesha me aq sa kisha në dijeni! Jam krenar që arrita t’ua prishja planet sekrete të UDB-së.

Dhe, të gjitha ato plane ogurzi u mbetën të dështuara .

Në fund fare, duhet të theksoj se xha Rexhep Zajazi ishte njeri i drejtë, serioz dhe trim, me përvojë të madhe dhe i denjë ndaj këngës dhe jetës, i cili la pas vetes pishtarë të arsimit si Prof Tahir Zajazi dhe vëllezërit e tij, la shumë këngë të kënduara  (dhe të pakënduara ),.. Këngë të bukura  të melosit specifik kërçovarë ku me përpikëri i këndohet dufit rinor, dashurisë dhe jetës me nuanca të realitetit njerëzor, të interpretuara me mjeshtri dhe me  ndjesi të madhe, në çdo këngë shprehte esencën e shpirtit kërçovar, me krenarinë e shqiptarit, me forcën epiko-lirike të përshkruara fatet e dashurisë  dhe jetës njerëzore të  nxjerra  me motive të kësaj natyre nga vetë historia e vendit të tij… !

P.s.

Por,  e kam për borxh që të theksoj se pas këthimit tim nga Amerika, pas arrestimit dhe rrëmbimit tim nga oficerët e KOS-it dhe UDB-së  të ish Jugosllavisë, deportimit  tim në kazamatën e tmerrshme të Zenicës ku me akuza të rrejshme dhe proces të inskenuar më 1981 mbeta i dënuar me vite… Kjo gjë shumë e kishte brengos  xha Rexhep Zajazin, i cili ato vite të frikshme, nuk kishte ndejt indeferent, por kishte vepruar si trim, në mbrojtjen e familjes sime, duke u bërë mburojë tunxhitare në mbrojtjen e fëmijve të mi, të cilët kishin mbetur në rrugëkryqet e  Shkupit, të përbuzur dhe të fyer nga zollumqarët,  spiunët e pashpirt dhe të mallkuar të UDB-së famkeqe.

Perëndia e shpërbleftë me parajsë në botën e amshimit !

About Post Author