Naim Frashëri e quan ditë e rezë:nga Gezim Llojdia


Naim Frashëri e quan ditë e rezë.

Gezim Llojdia

Pjesë e një studimi.

…Sot është një ditë e rezë,që përsëritet moti. Lint vera,lint ngrohtësia,lint Aliu,vetë Zoti…N.H.Frashëri.

Shenja të veçantisë . Përjetësisht,koha nxë kohën.

Moti -motin. Sekondi-sekondë”

Ditë e

ndritshme:

zbritur nga qielli. -Shtëpia :hapësira gjelbërore.

-Pasqyra ku tejqyrët fytyra:mërmërima pranverore. Përcaktuesi i madhësisë :

Rrathët elips. Lëkundje sizmike . Urat.

Qelqore .

Hënore. Diellore. -Qelqore-ura mbi supe mbajnë copra vargjesh.

-Hënore-ura,që mbajnë copra diamantesh në kujtesë. -Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë. -Llaftari dimërore. Copëra, rrëzimi. Dhimbje,lotësh. Harrimi.

Të bëhen një shpirt,një trup e të jenë të pajtuar...N.H.Frashëri.

Trendafila të drurëve të harruar .

Kanë mugulluar. Nëpër akullime. Sythe-buavitur.

Trajta thellësisht lulërie të habitur.

Përgjohet çast vendimtar. Mbykqyrësi.

Mbykqyr proçesin. Siluetë e padukur. Errësirë e fjetur.

-Do disa sekonda-ka thënë. Dekret i pafirmosur, firmë e pavënë.

Ora 12,pa dhjetë.

Ora 12oo. Dekret-firmosësi përcjell me transparencë.

Një firmosje të çuditshme.

Në dhomën –rezidencë.

Blic mediash. Kërcitje faksesh .

Kameramanë tv-je .

Agjenci lajme në etër, në erë.

…Aliu. Frymëmarrja e shenjtorëve. Ndriçimi i shekujve . Aliu-diamant në portën e shpirtit.

“Nevruzi Sulltan”.

Nga folklori bektashi :

-Çelni sytë e shikoni/Jetën si u bë!/Fletë-fletë ta lexoni/Botën gjer më një. Mirsevjen, mirsevjen Nevruzi Sulltan !Merhaba,merhaba Nevruzi Sulltan !Pa shikoni gjithësinë/Me sa bukuri/Sot po pret Imam Alinë/Me gaz dhe liri. Sot lindi dielli natyra po shkëlqen/Sot ndriti qielli/Se shahu na vjen…Mirësevjen ,o yll/ Mirësevjen o shpresë Sa shumë të kemi pritur. Bota hijeshohet/ Vishet bukuri/Dimri po largohet/Lind shahu ALI.

Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukuria.

Del në shesht Zot’i vërtetë,rrëfen fytyrën e

tija…N.H.Frashëri.

Veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë,

Bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë….N.H.Frashëri.

Përsiatje:Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj lotësh. Nëpër lugje. Të përhershme ngjarje me qarje kolektive. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh. Pjesët e ngrira,do të shkrihen.

Prej mahnisë.

Ari qelqor,ndrinë nëpër lëfyte. E bukurisë. Rrapëllima si turbina. Fryrje sythymesh. Shpërthim sizmik lulërish. Ngazëllim masiv. Ethe. Ehe plot zhaurim. Lot,poezi.

R-rëfena udhën e mirë/Dërgona në shpirt dritë…N.H.Frashëri.

……………………………

Ujërat.

Ujrat e lumenjtë. Lëvizje e ngahershme. E pandalshme.

Zhrzhrzhzrzhrzhzr…….

Burimet :burojnë në buronja. Pëllcasin në hënë të ngrënë. Kori i fshatit,i tharë deri në rrënjë.

Udha:është Lindja. Vërshimi: është zbritja në përskuqje të diellit. Shtegtimi :caqe ka brigjet.Përmes shelgjishteve .

Zot !

Sot

Jam,

Kam

Shoh,

Njoh,

Rronj,

Shkronj…N.H.Frashëri

——————-

DITË E RE

Sot është një dit’ e rezë,që përsëritet moti,

lint vera.lint ngrohësija,lint Aliu ,vetë Zoti.

Është një dit’ e bekuar,që rrjedh qiejshit bukurija,

del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija…

Ngjallen të vdekurit gjithë mal’ e fusha gjelbërojnë,

Qielli qesh,dheu gëzohet dhe luletë lulëzojnë.

Thonë dimëri na prishi,por s’na humbi dot për jetë,

Erdhi kjo dit’ e na gjeti,nuk e la dhenë të shkretë.

Qielli është ndrituar edhe bërë fytyrë-fytyrë,

Veshur në bar e në lule edhe në gjethe,e në fletë,

Bukuri’ e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë.

Ujrat po burojnë dhe venë tuke kënduar,

S’shoh gjësendi të përulur,gjithë janë lar’ ë ndruar.

Shqerratë po blegërijnë edhe mëmat kërkojnë,

Zoqtë nër gjethe lëvrijnë dhe këndojn’ e fluturojnë.

Gjithë ç’janë,ngjallen çelen,përsëriten,zbukurohen,

Duhen ,qeshin,rrojnë,preken edhe këndojn’ e gëzohen.

Lint Aliu,tfaqet drita,del Zoti,vjen e vërteta,

Mbleron dheut ëmbëlsira dhë rojit posi bleta.

Në këtë gosti të Zotit gjithë bota janë ftuar,

Të bëhenë një shpirt,një trup e të jenë të pajtuar.

Është dit’ e dashurisë,ditë e vllazërisë,

Dit’ e mbarë e gëzimit,dit’ e bardh’ e miqësisë.

O njeri,paskëraj kurrë fjalë të lig mos thuash,

Po përshëndosh gjithë ç’janë,thuaju :gëzuash,gëzuash !

“Lulet e verës”

Naim Frashëri.

SOT ËSHTË NJË DITË E REZË

Sot është një ditë e rezë…………………………………….

Fjala është ditë e rezë.

Shqyrtimi më i saktë,është ditë e re.

Veçantia e kësaj dite nuk qëndron se është e njëjtë me ditët parardhëse,as me ditët pasardhëse të një kalendari stinor.Dita e re përcjell shumë kuptime.

Është një dite e re. Ç’ka do të përbëjë fillesë.Sinori i saj është i ndryshëm.

Duke qënë e atill,është krejt ndryshe.

Naimi e quan ditë e rezë dhe jo e re.Që është e njëjta gjë,por është e zbukuruar në të gjitha kuptimet më këtë fjalëz të tillë të zgjedhur më mënçuri nga Naimi,pra ditë e rezë.

22 marsi është dita e re.

përsëritet në 22 mars të kalendarit gregorian.

Moti është viti,që sjell ditën e re. Me kapitullimin e një viti,

viti pasardhës nxjerr lastarët,duke u rifutur në jetë. Përtëritja,rikthimi është një cikël,ditësh,që mbijnë, por dhe zhduken me shpejtësi të erës.

Dita fshihet në kufij të njëzet e katër orëve.

Muajt mbyllen në guackën e vet, kur 4 javët janë harxhuar. Viti,quhet i konsumuar kur, 365 ditët firuan .

Por rikthimi mbetet i njëjtë.Ka ca ndalesa të vogla.

Një grumbull ngjarjesh e jetësh, që tolloviten nëpër to. Një natyrë e pastër,që plagoset nga ngjarjet.

Moti ruan po atë distancë nga moti i shkuar. Edhe sikur të shtrihet edhe sikur të vdes edhe kur e zë gjumi.

.Dita në kalendarin tonë është fshirë. Kështu,që pas një moti,pas një mori ngjarjes mbrijnë përsëri në stacionin nga u nisëm,tepër të ndryshuar.

Mot më mot,koha ngjason me një ëndërr vjeshte. Fytyrëbukur . Në pëllëmbë të yjeve. Por, që këputet e bie.Si mundet ta kuptojmë se u shkri vjeshta,përveçse me gjethe-rrëzimin,

gjethe-harrim,gjethe-argjend në udhën tonë. Lakuriq nate,drurët tanë.

E vdekur bie kështu një ditë nga të tuat moj vjeshtë!

Fshehur gjethezeza, në tendë të gjetheve.

LINT VERA…

Stinët na përcaktojnë një cikël vjetor. Por vera prezente në këtë suaz ,zbret për të risjell fytyrën e saj. Pasqyra ku shikohet vera është ngjyra,tonet e saj.

Ajo është stina mjeshtërore,që do të ndërtoj në disa muaj blerimin në shpirt dhe në lule. Vera është shpirti i gjethezimit. Fryma e kësaj stine është lulëzimi. Zbritur prej hapësirës,si rrathët,që shtohen në sipërfaqe uji. Frymëmarrja e ngadaltë e shtruar,e qetuar. Mirëpo,na brenë krimbi i dyshimit,si zbritka kjo vera,ose ku na u zhduk vera në vjeshtë?Në të vërtetë,një proçes i madh është,që nuk vjen vetvetiu. Nuk fshihet tek këmbët e urës me erë. Në asnjë portë të botës nuk rri e kyçur. Naimi e qartëson se nga na zbret vera,stina më e mrekullueshme.

……………

Ver’,o e bukura verë,që na vjen nga i madhi Zot/Me mirësi,me bukuri,me gas të math,me duar plot/Sikundër çel trëndafilë,e i fal bilbilit zënë,/Ashtu në bije nga qielli një gas në zëmrët tënë,/Zot i math e i vërtetë për të ushqyer njerinë,/Për të zbukuruar dhenë,për të shtruar mirësinë,/I dha zjarr e flakë diellit,i fali dhe shinë resë,/Bëri dimrin e verën dhe zemrës son’ i dha shpresë…

RIPËRTËRITJA…

Ripërtëritja ka një pikë.

Vera,zgjatimet e saj.

Krahët, trupi,këmbët,fustani.

Pushteti i saj,që shtrihen në hapësirën gjithkund. Kjo lëvizje marramëndëse rinis në një çast të vetëm. Në ardhje të 22 marsit. Ardhja e kësaj dite ka një kuptim. Ripërtëritja. Është ringritje. Ringritja është rrëzim i dimrit. Forma,mënyra,shpërndarja.

Një operacion i tërë stinor,gjelbëror,që vera ruan në labirinthe të saj. Ringrihet një stinë e tërë. Rikonstruktohet gjithçka. Lulembushur. Tone të mrekullueshme. Dielli kthehet e ngrohë në hise të saj. Por i tërë ky proçes, zanafill ka një ditë.

Ardhjen e 22 marsit.

Dekreti i mërmërimës pranverore ka emrin,frymën, dhe firmën e firmëvënësit.

Vera pa këtë dekret ,si stinët e zinxhirit stinor,është si pritja kudo,që do të harronte së reshturi,të priste veten e vet.

Copëra dimri :Flasin gojët.

Dimri. Në mos është,ka pjesë nga lugati. Ky zemërkeq me piskama uluritëse si lukuni ujqësh të xhindosur,që hënën në mos vërtetë,copë-copë do ta bënin. E kërrusur nata. Shira tërbimi. Stërbimi. Dëborë, akullim,cingrimë. Dimri maskarrallëk,por si sinonim i afrohet fjala fukarrallëk.

Copëra vere.

Mërmërima pranverore. Përgjithësisht shpërthimi i arit limfatik është ora më rëndësishme,ora e pazakontë e një stine. I gjithë ky operacion,konsarkon frymën e Zotit.Hapësira e saj është pakufishmëria. Fytyra e saj :pamatësia. Bukuria :pafundësia…