Naim Frashëri,”Diamandi i shpirtit” dhe syri naimjan…Gezim Llojdia


Disa shqyrtime rreth librit të Naim Frashërit:”Fletore e bektashinjet” e vitit1896.

Gezim Llojdia

(Botuar në vitin 2000)

...Hapi i Naimit përtej murreve.

Shkruajnë poetët librat e kohës.Shpresojmë të mos kemi humbur vitin e lirikës,që është 1890.Mirëpo matanë brigjeve vitet ikin.Më 1896,katër vite përpara se të perëndonin sytë e magjishëm të Naimit .Një ditë ver të çelur,të qetuar,Naimi merr nga Bukureshti,botimin: “Fletore të Bektashinjet”.

Kopjet e para që nxjerr shtypshkronja kanë sprovën filozofike: “Bektashinjtë”,në rradhët e para.

Bektashinjtë është sprova filozofike e Naimit për bektashizmin . Brenda vetvetes,ky ishte kodi i mirfilltë i Naimit për Bektashizmin Shqiptar,që kishte zënë të ngjizej.

Ishte Statuti i Bektashizmit Shqiptar.

I hartuar për herë të parë në gjuhën shqipe nga një poet kombëtar.Në një farë mënyre mund ta quajmë edhe: “Kushtetuta e Bektashizmit Shqiptar “.

Ajo që është thënë ,pa tulatje nga Naimi ishte vëllazërimi që flitet në frazat e fundit të kësaj sprove filozofike të fletores së shënuar.Madje e gjithë kjo unë ju siguroj se për këtë u shkrua.Mirëpo cili qënka ky pasazh.

Gjejmë te: “Fletore e bektashinjet”.

…Bashkë me pleqësinë e me parësinë,të krijojnë dashurinë e vëllazërinë,

njësinë e miqësinë në mes të gjithë shqiptarëve,të mos ndahen nga njëri-tjetri,të krishterë e myslimanë të jenë tokë,që të venë të gjitha punët mbroth e mbarë,të mos shahet sot shqiptari,i cili ka qënë i lavdruar në të gjithë botën përgjithmonë…

Mirëpo ky poet,ndërkaq ndërtuesi i këtij kodi,quhej Naim.

Ishte njqind përqind i racës së hershme shqiptare,kur është mësuar së fundi se vendorigjina e Frashëllinjve është Tomorica e Skraparit.

Nga malësia e Dangëllisë ku ishte rritur,zbriti në udhën e letrave shqipe.Me siguri,që ka gjetur një trajtë tjetër të Vaso shkodranit,që diçka kuptimplote tha: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”,për tua thënë shqiptarëve,besë është vëllazëria mes shqiptarëve,pa kufij ,feje në mes.

Naimi larg hallkatjeve mundohet të thërmoj murret e lartë,që ishin kufij religjioz mes shqiptarëve. Zullumëdhenjtë i kishin ngritur këto murre,këta kufij gurësh,që i kishin trishtuar shqiptarët në kohëra të gjata rënkuese e sunduese.E si mundej vallë të quhej fe,ajo që i kishte vënë shqiptarët në mërira ,për tu kënduar në ditën e fundit,sinfonin funebre?

Tashmë,unë e di se lirika :”Përpara Krishtit ‘,pasi e veçova nga rrathët e tjerë të lirikave të Naimit,e di ç’përfaqëson sot,njëqind e ca vite më pas botimit të parë,për të zbuluar Naimin shqiptar.

Një pikë e tij e zemrës,

deshifrohet vëllazëria shqiptare,pa kufij religjioz në mes.Ende ka,por do të kërkoj në gjelbërimin e lirikave pranverore të Naimit,pa haruar të prek me gishta të ftohtë,vargjet e tij.Mirëpo një pyetje torturë më mbërthen gjithmonë.Ku i ruajnë dorëshkrimet e Naimit arkivistët ?Në ç’raft ?Në mungesë të tyre,kam bërë një marrëveshje me librat e tij të hershëm.Do ta ndjek Naimin,poetin tonë gërmë për gërmë edhe kur ngjitet kah perëndimit tek shtëpia e tij.Edhe kur zbriste nga malësia e Dangëllisë,përkëtej Vjosës me embrionin e lules:letërsi shqipe.

Naimi bënë një hap të madh duke kapërcyer përtej murreve religjoz. Një lirikë me fjalë zemre për Krishtin e të krishterëve.

Përdorur prej tij fjalë me gjuhën e të krishterëve.

Ndonëse tepër larg në kohë do të shfaqej edhe Noli,që kishte dëshirë të ecte në ato udhë :”Flamur që lind Shën Konstandinin/Bashkon Islamin me Krishterimin”.E thënë poetikisht bukur,por që këtij rasti nuk i përket.Një numër poetësh çuditërisht shqiptarë kanë dashur ti lidhin fetë në një urë ku këmbët e saj janë krishterimi dhe islami i bashkuar për përparimin,humanizmin dhe paqen në jetën e shqiptarëve.

Njihet edhe arsyet e kësaj,por përse sot duhet të ndahemi marrëzisht?

Kush u frynë erërave të ndarjes në kaurr dhe muslimanë,kur përpos të tjerave janë kaq shqiptarë të mirë?Kur soji ynë rilindas bëri këtë gjë,sigurisht mori bekimin e një populli.

Rrathë poetik të Naimit janë gjurmë rreshtash nga pena e tij.Ato kanë mbetur dëshmitar okular,por sot shfaqen si vegime boreale.

Lirika: “Përpara Krishtit”,është dëshmia e Naimit poetit bektashi,për Krishtin dhe mirënjohja që shfaqte për krishterimin.Madje të gjithë fetë e botës tonë, në qiell,kanë një Zot të vetëm.

Naimi i përket racës së bukur shqiptare.Ai i përket besimit bektashian.U nis si një dehje,por u ngjiz një natë të pathënë pranverore,

rreth datës 25 maj1846 .

Në katundin,Frashër.

E paralajmëruar ardhja e tij.Do të sillte nektarin e hënës në letrat shqipe.Do të vezullonte prania e tij,sikundër patriotizmi i tij.Nga gjithë ai pluhur kozmik, Naimi thithi grimcat flurore të bektashizmit.

-Ishte një meteorit.U ndez u shua, u dogj, për të rilindur sërish.

-Ishte,ai feniksi shqiptar.Naimi rilind prej hirit te vet.Erdhi, kur kombi i tij numëronte netët më të vështira.

“Pasqyra e rilindasve” është përndritja kombëtare.

Një ditë në stinën vjeshtore u shua.Fyellit magji,gjysma nga mushkria e tij i ka fryrë.

Naimjane të kulluara nga balta shqiptare.

-Të nxjera nga vesa kristalore e mëngjesit shqiptar.

-Të lagura nga loti i shpresës, i dhimbjes shqiptare.Kësisoj edhe krijimet,që përbëjnë literaturën bektashiane.

Ajo,që ofroi Naimi për bektashizmin,janë nga natyra naimjane. Nga ai fllad,që nxë vepra e Naimit. Kundërmojnë aromë bektashiane,nga përthithja e shpirtit naimjan.Naimi ndoqi traditën e letërsisë bektashiane. Kjo traditë ka një letërsi bektashiane,që zbret në thellësin e kohërave. Guri i parë i vendosur në themelin e bektashizmit është gur i latuar. Eshtë libri i parë i shkruar,ekskluzivisht për bektashinjtë shqiptarë.

“Fletore e Bektashinjet”, është libërth, por, që fsheh brenda,mësime të kostueshme për bektashizmin shqiptar.Qe i sigurt,madje tepër entuziast,se besimi të cilit i përkiste,e prisnin një libër shqiptar,me përmbajtje fetare,të fliste në gjuhën e shqiptarëve.

Por, kjo s`ishte e para,përpjekje,që kishte nën ankth poetin.Në fillim të vrullit,ju kushtua, filozofisë, dijes.Por brengosja i vinte,ngase Shqipëria nën perandori ishte një babel gjuhësh.

-Turke gjuhë e administrates. -Arabe, e xhamive. -Greqishte tek ortodoksit.

-Italisht tek katolikët.

Kështu shqipja e frikësuar,lëshonte terren pak e nga pak.

Rilindasi me lëkurë të bardhë,me sy depërtues,zëri më i bukur i përndritjes kombëtare,kujtoi se shqipja duhej të ndriste për bektashinjtë.

Megjithëse zyrtar,që jetonte me rrogën e perandorisë, ku duhej të fliste gjuhët turqishten,araben gjuhën e xhamive,ai bëri krejt të kundërtën.Shkoi në teqe, nuk shkroi turqisht,as arabisht,por shkroi e botoi libër shqip për bektashinjtë.

Ai kërkoi,që ky besim flladmirë,të njihte,të fliste gjuhën shqipe. “Fletore e Bektashinjet”, është posaçërisht e çmuar,për bektashinjte duke parë rrethanat e mbritjes se saj.Bektashinjtë,

që sot e mbajnë në duar,e shpupurisnin fletët asaj e kanë të shenjtë këtë liber,për dy arsye:

-E para :Libri i parë i Bektashizmit Shqiptar .

-E dyta :Rrethanat e ndërtimit të “Fletore…”kanë qenë të tilla. Katër vite, para se të ndjente në trup erën e vdekjes, kur sëmundjet kishin gjetur një gjuhë,të mos e linin të shkruante më.

Në 1896, doli në dritë “Fletore e Bektashinjet”.

Fundi i librit të dytë.

Libëri i tretë.

P-erëndia

Plot fuqi,pa shëmbëllim e pa kufi.

Mençuri,që se rrok mendja:Perëndi.

N.H.F

Se njerinë mirësia

E-shpie te Perëndia

R-reth i përjetshëm i pa-anë…N.H.F

Ë-shtë udh’ e Perëndisë/Eshtë vetë Perëndia./Është

vërtetë mirësia.

Pa po kush bën mirësinë/Ka me vete

Perëndinë.N.H.F

N-uk e them,dot atë ndenjë.Nuk e them dot

Perëndinë.N.F

Nga vera dimrin nxjerën/Duart e motit të arta/Nga

dimri prapë verën?Me lule si prush të zjarrta.N.H.F

Kudo shfaqet bukuria/Në qiell,në dhe,në hënë,/Në

diell,në shenjë,në yj,

/Ndër lule,nëpër drurë,ndë pyje.

Çdo vënt,që të ketë zënë/Atje shfaqet Perëndia,/Pa

këto është e tërë.Dhe ajo ti është bërë.N.H.F

D-ritë e Zotit të vërtetë.N.H.F

I-verbëri,s’munt ta shoh/Ajo është gjithësia/Gjithësia

është e tija.N.H.F

A-i është krej dhe fundi…N.H.F

VARGËZIM NAIMJAN PËR PERËNDINË

…Zot i madh e i vërtetë/kur desh të dil në shesht vetë/Kreu në jetë njerëzinë/P’atje e gjen Perëndinë.

…Edhe vet Perëndija/edhe e tërë njerëzija.

…Se mëndja e njerëzisë/është pesh’ e Perëndisë.

…Kush e njohu vethen e tija/E di çështë Perëndija.

…Zot/

Sot/

Jam/

Kam..

…Zot i vërtetë i gjithësisë.

…Atë që thua vetë/Zot i madh e i vërtetë.

…Bëj ç’të duash ,ç’të unë Zot i vërtetë ?

…Moj pranverë,meq ardhur ti nake/si kujtim i Perëndisë,këtu tek ne.

…Që të bënte njerin baltë,Zot shpejt/nga deti yt një pik i hodhi drejt.

…Unë them se kur i tokës Perëndi/krijimtari i kaq qiejve pa kufi…

…Bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë…

..Del në shesht Zot’ i vërtetë,rrëfen fytyrën e tija…

…Shoh atje Zotin e vërtetë…

…Fuqi e Perëndisë/duket tekdo…

…O Zot i jetës shumë durove…

…Besojmë Zotin,që është i vërtetë/se gjithë ç’shohim ësht’ ay vetë/faltore kemi njerinë/ atje e gjejmë dhe Perëndinë…

…Njerin’ e bëri Zoti të lirë…

…Se udhë e drejtë e Perëndisë/Nuk është tjatër veç njerëzisë…

…Nga ky zjarr Zot’ i vërtetë/që ka ngrohur gjithësinë…

…Në qiej përpara Zotit…

…Ç’sheh,është Zot i vërtetë/Ç’dëgjon është zër i tija…

…Ai,që ka mirësinë/ka Perëndinë e të mirat…

..Në çdo anë e kërkova/Thashë: ku ‘shtë Perëndija…

…Pa s’vdes kurrë Perëndija…

…Zoti është gjithësija/Ai është gjithë ç’janë…

…Bes’ është Perëndija…

…Nga Zoti,prapa te Zoti…

…O lulëz e Perëndisë/që të mbolli vet Zoti…

…Nga i gjalli e ka nxjerrë/të vdekurin Zoti vetë….

…Janë ato q’ishin më parë/Te Zoti ven’ andej vinë…

…Vinë posi mblet e plotë:I bekoftë Perëndija…

…Ver,o e bukura verë,që na vjen nga i madhi Zot…

…Engjëll,që mu qase pranë/nga i madhi Zot…………………….

PERËNDIA.

…Kordinata nuk ka.Por as mundet të ketë.Por dihet,që Zoti ekziston.Që është Zoti ynë i përhershëm.Që nuk ka fund. Fillesë nuk ka.Ky është Zoti ynë. -Në jetën tënde Zoti ynë,ne gjejmë kohën tonë.

-Në retinën qelqore të syrit ,ngjyejm penën me shikimin tënd.

-Në arteriet e tua, O Zoti ynë, ne gjejmë ditën,që na ushqen.

O Zot ti je drita ime, që mushkrit na i ngop me oksigjen.

O Zoti im,ti na dëfte se dita më e gjatë e jetës time është lumturia.Dita me e shkurtër,stuhia.

Nata, tregon se dita, ekziston. Fletët e saj të errëta,janë kanatat e saj të zbrazura.Pusia e natës është ftohtësia e saj.

O Zoti im, në qiejt e tu, fluturojnë zogjtë. Zogjtë gushbardhë, zogjtë krahëlehtë,zogjtë mendjelehte.

-O Zoti im,ti krijove ujin për të shuar urinë.Kristal në burim,i kthjelluar në mendje, i ëmbël në shpirt.

-O Zoti im,lulet e tua të bardha janë lulet e mollës, lulet e limonit, janë lulet e bardha.

PERËNDIJA.

Nga Naim Frashëri.

-Ç’sheh,është Zot’ i vërtetë/Ç’dëgjon,është zër i tija

Gjithë ç’ka e s’ka në jetë,/Është vetë Perëndija.

Mos shiko valë të p’anë,/Mos të gënjenjë rremeti,

Të tëra një burim kanë,/Gjithë ngrihen pej një deti.

Në det të math e të gjerë,/Çdo valë,që të sheh syri.

Atje është deti i tërë,/Po valëtë mirë kqyri.

Kur ta zesh gjënë të bërë,/Ësht ashtu me të vërtetë.

Po ta vësh re gjat’ e gjërë,/Ësht ay bërësi vetë.

Dhe kush flet edhe ç’gjë flitet/Ç’duket e s’duket në jetë.

Dhe kush sheh dh’ ajo shihet,/Zot i vërtet’ është vetë.

Se tërë gjithësija /Që nuk’ i gjëndet fundi.

Është vetë Perëndija./Për atë s’ka vënt gjëkundi

Është në shesht Perëndija,/I verbëri s’mund ta shohë.

Ajo është gjithësia,/I dituri mund ta njohë.

Pe një lulezë kur shohim,/Dhe të vemë re një fletë,

Me dituri munt ta njohim/Q’ atje ‘shtë Zot’ i vërtetë.

Është në shesh Perëndija,/Si cilido mund ta njohë.

Por se mbuloi padia,/Njeriu tek do munt ta shohë.

Kush do ta shohë të tërë,/Të shohë mirë njerinë,

Vet’hen e ti re të vërë,/Atje e gjen Perëndinë.

Dhe parajsa dhe skëterra./Dhe ëngjëlli dhe djalli

Edhe gjithë ç’ka të tjera,/Janë brenda tek i gjalli.

Ay që ka mirësinë,/Ka Perëndin’ e të mirat,

Edhe kush ka djallëzinë,/Ka djallë e ligësirat.

Më çdo anë e kërkova./Thashë:Ku \shtë Perëndija?

Po më pastaj e mësova./Qënka ndaj mej e s’e dija.

Kërkonja gjetkë ta gjeje./Zotn’ e math e të vërtetë,

Ay qënëkej ndaj meje,/E paskësh unë vetë?

Me fjal’ e agjërime./Nuk’ e gjen dot Perëndinë,

As me kreshm’ e kungime./Si punojn’ ata që s’dinë.

Trajstën e ke plot më bukë./Edhe hiqesh si i mjerë,

Dhe ke zën e thua nukë./E lipën derë më derë.

Është ndaj teje i gjallë./Ti e kërkon nëpër gurë,

Në të rrem’ e në përrallë,/Andaj nuk’ e gjen dot kurrë.

Pa s’vdes kurrë Perëndija./Po kush vdes në jetë vallë?

Gjë s’vdes,sepse gjithësia./Është gjithënjë e gjallë.

Qesh diell,ishnja hënë,/U bësh uj’ e balt’ e erë,

Yll e zok e dash kam qënë,/Pa dhe njeri shumë herë.

Sa det i math e i gjerë!/Edhe sa mijëra valë!

Sicil’ atje do të bjerë./Prapë soje do të dalë.

Mijëra shpirtëra ngrihen.Bien mijëra të tjera,

Vjen dimri,lulet pshihen,/I nxjer prapë në shesht vera.

Nj’ është,po ka shumë gjyrë,/Duket sikur s’ka ngjarë,

E sheh fytyrë-fytyrë,/Po ‘shtë i njëjtë e i pandarë.

Ay është trëndafili/Edhe gjëmb’ i trëndafilit,

Ay është dhe bilbili,/Ay dhe zer i bilbilit.

Mos shiko ç’rrobë ka veshur,/Është brënda vet’ i qetë,

Syr i t’urtit e sheh xhveshur,/Veç ati s’ka gjë ndë jetë.

Zoti është gjithësija,/Ay është gjithë ç’janë,

Po kush njeh vet’hen e tija,/S’e kërkon më tjatër anë.

Dhe qelqeja u hollua,/Dhe vena pa u përzjenë,

S’ka ven’ është qelqe ,thua,/A s’ka qelqe është venë.

Unë ndaj teje një pikë,/O det i gjer’ e pa anë,

Të hyj brenda,më vjen frikë,/Po s’hiqem dot mënajnë

Të kisha zën e bilbilit,/Gjithënjë do të këndonja,

Bukurin’ e trëndafilit./Dhe kurrë të mos pushonja.

Ti je ç’është jet’ e tërë./Ti je vetë gjithësia

Ti vetë njeri je bërë./More fytyrën e tija.

Oh!Det i math i paanë./Në një stamnë qysh ka hyrë?

Ay q’ është gjithë ç’janë./U mblodh tok më një fytyrë.

Më çdo anë të shikova/Pashë mirë që je vetë,

Të gjeta tek të kërkova,/Zot i math e i vërtetë.

Pe trupi shpirt është bërë/Edhe shpirti trup në jetë,

Është bërë një i tërë,/Gjithë ç’është,është vetë.

Paskëtaj,o shok,kurrë./Mos kërkoni Perëndinë,

Nëpër mur’ e nëpër gurë,/Det i madh i gjithësisë.

Ay është gjithësija,/Edhe udh’ e Perëndisë,

Është vetëm njerëzija,/Q’i duhet njerëzisë.

Mer udhën’ e diturisë,/Pa ajo do të nxjerë

Gjer te fron’ i Perëndisë,/Ndaj soje do të të shpjerë.

Ësht’ e vërtetë kjo punë,/Mos qëndroni n’ errësirët,

Se këtë s’ gjeta unë,/E kanë thënë të Mirët.

FLETORE E PERËNDISË

Fletore e Perëndisë

Për të zonë e diturisë.N.H.F

Njëqind mote,

para dhe pas tij .

Ardhja e Naimit një ditë marsi në teqe,nënkupton sigurimin e vazhdimësisë, për një urë të pandërprerë të mardhenieve, midis Bektashizmit Shqiptar,pra midis këtij komuniteti fetar me njerëzit e letrave.Sikundër vjen i freskët ky binom, përpos saj gjejmë lidhjet e hershme nga ditët e rilindjes.Mbëritja e Naimit në teqe,saktësoi urën e gurtë,që është ura lidhëse.Mbi këtë urë,që bektashizmi ngriti ka kaluar edhe Naimi.I ardhur nga kjo urë shqiptare,kjo ardhje gjithsesi nuk shprehte takimin e tyre të fundit,por takimin e tyre të parë.Ardhja e Naimit në teqe,plotëson edhe fizikun e munguar,në dobi të këtij besimi fetar.Por ndërsa Naimi është vendosur një ditë marsi në një shtatore në oborrin me lule të Kryegjyshates,thesari i tij për bektashizmin është sistemuar vite më parë në memorjen e bektashizmit.

Shpirti bektashian është eklipsuar prej tij,më përpara se të ketë rrjedhur njëqind vite.Librat e Naimit,sakaq,i kanë shtuar gjelbërimin bektashizmit.Ato kanë një intensitet të brendshëm,tepër të lartë,ato janë të një cilësie naimjane. Një rrugëtim të plote,brenda rrjedhave të “Fletore të Bektashinjët” e kryej një mbremje dimri.Pikëzat e shiut, rrëshqasin,përmbi qelqin e teqes.Po ai dimër në oborrin e teqes , po ai shi dimëror i ftohtë, qullte fytyren dhe gjymtyrët e hartuesit të parë të statutit bektashian shqiptar.

KONVENCIONE NGA LIBRI

“Fletore të Bektashinjët”

Naim H.Frashëri .Ndë shtypshkronjat të shqiptarëve, Bukuresht, 1896.

Fletët e librit të holla. Brendia e tyre nxjerë në dritë boten naimjane.Për këtë urti të rrallë,çdo fletë përsipër ka germa plumbi.Por çdo gërmë plumbi,që është rradhitur më parë në shpirtin e nuancuar të Naimit ka patur një kosto shpirtërore,jo të vogël.

LIBËR I PERËNDISË

“Fletore e Perëndisë” është një libër i hapur.Aty lexon yjet që janë ndezur.Aty vrojton mjegullinat e porsa shuar. Drithma e mendimtarit vete,atje ku dhemb gjuha.Thelbi i gjithësisë është mendja e njerëzisë.Ç`ngjet kur njeriu nuk beson?

PA BESIMI

Njëqind mote, më parë,ujin Naimi e ka servirur,kësaj brazde.Brazda vitesh me plagë të thella.Sapo del nga njerezia,mbetet si bagëtia.Pa besimi të zbret poshtë racës njerëzore.Zotin,krijuesin tonë të madhërueshem, atë që të deh,atë që drejt e në qiell të shpie,shumë pak njerez e kanë patur këtë privilegj ta shohin.Të pabesimët janë djegur nga kjo mrekulli.Jetën e tyre ata e kanë mbyllur nën xhaketat e vogla të papërfillura nga Zoti. Ata,rastin e kanë humbur të njihnin vezuvin e një bote shpirtërore.Naimi,njëqind vjet më parë në esencë të siguron pa besim,mbetesh,pra je një hiç.Forma,me e preferuar e kësaj është: Kur dielli të është fshehur pas malit të reve,thellësia e natës,shpirtin të pushton. Në të vërtetë,pa besimi e zbret njeriun,këtë qenie inteligjente,në pjesën e quajtur: “Të humburit,pa “nishanë”.

VIZIONI I NAMIT

PABESIMI NE REALITETIN E SOTËM

Dalja nga njerëzia në vizionin e Naimit i shkruar ne 1896,për ne shqiptaret duhet kuptuar kështu:me qartësinë e kohës së shkruar,plus realitetin e sotëm.

Nga ky libër do të nxjerim veçse tharmin,ata pika që ne shqiptareve na kanë dhembur. Konstatimi i sotëm në TV,mediume,ligjerata,ëorkshop etj,është se fenomeni i largimit nga besimi,ose bërja pa të mbetet alarmante.Mbetja pa këtë forcë në shpirt,rezulton të të shpjerë në krijimin e besimeve ngushëlluëse të tilla :droga, rrugaçeria ,prostitucioni,krimi.Vendin bosh në dhomëzën e shpirtit e plotësojnë prirjet e mësipërme.Brezi i ri i etiketuar“pema e re” po brehet pak e nga pak,nga pabesimi. Krimi, që u shfaq me kaq brutalitet në rrugë,kryesisht pas `97, rezultoi me një vakum shpirtëror,mungesa e të sotmes,ardhmërisë së tyre Shqiptari me vetdije,mbas gjithfarë përjetimesh duhet të konstatoj:Çfarë na ka sjellur humbja e besimit? Desh mbetem pa shtetin tonë.Ç’boshësi,na përcollën,pesëdhjetë vitet e fundit? Duke qëndruar larg besimit në një Zot, fatkeqësitë na përplasen,sa andej këtej. Pikerisht sa i thellë, është ky vizion i Naimit i thënë,për shqiptarët njëqind vite më parë.Ç`dëshpërim e trishtim,solli kyçja e dyerve të Zotit.U përdorën dekrete për të ndalur Zotin në shpirtrat e njerëzve buldozier,për të shembur shtëpitë e Zotit.Do të gjendeshin edhe ca gellma të ftohtë të quajtur biruca,për të degdisur njerëzit e Zotit.Shqiptarët nga ç`përjetuan,kanë më shume arsye,për ti prirë besimit. Kombi ynë e pësoi,jo pak,ngase s`ishte shumë kokëçarës për besimin në Zot. Disfatat, kanë shoqëruar,jo pak udhën tonë.Por, pa atë besim,për mbështetje,fatkeqësitë do të ishin gjithsesi, rëniet tona të përherëshme.Bektashinjte sot janë një zë i veçantë,një zë shqiptari në religjionet shpirtërore. Ata kanë në Shqipëri rezidencën e tyre të përbotshme.Ky zë,që ka folur me gjuhën e Naimit u duhet shpërndarë në arterie,në venat e brezit të ri.“Fletoret e bektashinjet” është zëri i Naimit.Nuk mundej të përmbajë më shumë vlera historike,se sa aktuale.Zëri i Naimit na paraqet prezencën e përherëshme të tij në këtë besim fetar.Besimi në Zot është mirësi.Besimi është burim energjie,por është rregullator shpirtëror i të gjitha përpjekjeve të tij.

RËNDËSIA E FLETORES

.

“Fletore e Bektashinjet”e ndërtuar njëqind e ca vite me parë,u ka shërbyer në rrugën e tyre bektashinjve.Pjesa tërsore e atyre rregullave të nxjera nga kjo proze filozofike,ndryshe statuti i Bektashizmit shqiptar,eshte materializuar në sjelljet,normat e këtij komuniteti fetar.Kjo fletore,pra ky libërth i vogël i zbuluar nga Naimi,është një kod moral,per bektashinjte,në rrugën e tyre të pambarimtë.

“Fletore e Bektashinjet”e ka parë dritën e botimit tre herë.Botimi i parë i Naimit është shquar,atëhere kur ishte domosdoshmëri në vitin 1896. Botimi i dytë është bërë nga Kryegjyshata Botërore, atëhere kur Shqiperia doli në dritën e besimeve.Botimi i tretë,në fillesën e këtij shekulli nga një shoqatë kulturore .Këto botime , përbëjnë vlere per bektashizmin. Përpos të tjerave bektashizmi është edhe histori.

“OBSERVATORI “ I

BEKTASHINJËVE PËR

TË NDJEKUR ZOTIN

“Observatori” i bektashinjve ka tre “frengji vrojtuese”, për të parë Zotin.

Frengjia e parë : sikundër të tjerët,janë cilesitë e zotit.Një pjesë e kësaj bukurie është e “ekspozuar” në natyrë..Në vargjet e Naimit, gjëndet pjesa tjeter.Befasia e saj,shfaqet kuptimplote. Madhështia e saj e shfaqur në çdo qelizë.Konsarkimi i kësaj copëze,është grimcë e shtjellës qiellore.

Frengjia e dytë : Fryma, që është burim i jetës.Naimi në librin e vogël u ka rezervuar bektashinjve renditjen e njerëzve, që posedonin këtë pasuri.

“Besuam Perëndine / Edhe Muhamed Alinë…”fletore f.16. Muhameti profeti islam sipas studjuesit te bektashizmit,kanë thënë se Zoti e ka quajtur të mbaruar e të plotësuar detyrën e Profetit dhe detyrën e tij,vetëm në Ghadir Kum, ku Muhameti(as)i la amanet bashkësisë së besnikëve të tij Islam,e ndertuar në dy kollona të fuqishme dhe të përjetshme,që ishin Kurani dhe Ehli Beiti. “Ehli Beiti” e njohur,si familja profetike,ka qënë sanksionuar nga vetë Profeti, kur është deklaruar: “Aliu është trashgimtari im.”

“Gjeografia” e përhapjes së frymës së shenjte,ka territore të pamat.Por e ngritur në urdhër është bërë burim për besime të ndryshme.Haxhi Bektashi në një kodrinë të Ankarasë përpunoi urdhërin e tij,mbi këtë bazë.Teqeja e ngritur prej tij,përgatiti dhe dërgoi misionarë të veshur si murgj, në Ballkan, në Shqipëri.Bektashizmi është jetë e shpirtit, filozofi, shkencë,kulturë, pasuri e shqiptareve. Bektashizmi,ka qënë në sherbim të njerëzit duke udhëtuar në kohë.Kleriket bektashian në tërësi,janë mbajtësit e sekretit hyjnor,të zbritur nga thellësia.Në vizionin e tyre ata,shquajnë :fytyrën e të bukurit Ali,Fatimes,dymbëdhjetë imamëve, Haxhi Bektashit. Bektashizma Shqiptare fatbardhësisht ruan me seriozitet, me një qartësi të kulluar,këtë frymë të shenjtë. Këtë “frengji” të dytë e posedojnë një grup i caktuar klerikësh. Me “sytë e zemres”, vrojtojnë mrekullinë qiellore. Këtyre Naimi u ka kushtuar fletë të tëra në librthin e tij.

Frengjia e tretë:Bektashinjte,ndryshe nga të tjeret,kanë një hapesirë më shumë për tu dehur nga bukuritë e Zotit. “Fletore e Bektashinjet ”,është një dritare.Por krejt poezia naimjane,ka parapëlqyer,që Perëndia të jetë e përherë- shme në fletet e librthit. Naimi e ka zbërthyer e ka bërë fletë-fletë për tu konsumuar më lehtë nga besimtaret.Këtë “frengji” mund ta posedojë,çdo bektashi. Fletët e librthit “Fletore të Bektashinjet”,krijojnë një mundësi më tepër.

BEKTASHINJTË

B-ektashinjtë ………………faqe 106-107

E-C’farë besojnë……………faqe 107-110

K-bektashizmi në syrin………..faqe 110

T-c’farë mbretëron në ……faqe 111-114

A-besa e bektashinjëve……faqe115-116

SH-rruga e bektashinjëve..faqe116-119

I-c’farë përmbajnë poezitë..faqe119-128

BEKTASHINJTË

1-

Besa e Bektashinjve / është një udhë e gjerë N.H.F

Pararendëse për në “Fletore..” është sprova Bektashinjte.

Bektashinjtë,janë një komunitet fetar,tepër simpatik.Kleri i saj në krye të piramides mbanë: Kryegjyshin Boterore. Tetëdhjetë vitet e fundit,të gjithë kanë qënë shqiptar. Dallojnë nga një stuhi e brendshme shpirtërore.Dallojnë nga veshja e bardhë me gjelbërim të përhershëm. Beqaria,mbetet e përherëshme tek kleri i saj.Bektashizma Shqiptare,duke qënë një grimcë qiellore,ka shumë gjasa,që ardhmëria ti përkas asaj.

2.

Parathënia e parathënieve,që shpreh përkushtim filozofik te Naimit.Bektashinjte është proza,sprova më meliodioze e Naimit. Bektashinjte, kanë parë përve kuptimit filozofik, statutin e parë të BektashizmitShqiptar, rregulloren e parë të komunitetit bektashian shqiptar.Bektashinjtë me këtë libër kanë përpara fytyrës së tyre,udhërrëfyesin e tyre.Bektashinjte nuk kanë nevojë të marrin lente ngase,përpara syve,Naimi me këtë proze e ka kristalizuar besimin e tyre.Kryerradha “Bektashinjte”, është mbështetja më e madhe,kolona më e fortë,që Naimi ka vendosur në bektashizëm.Nëse “Bektashinjte,ka njëqind e pesë vjetë,që është bërë e njohur,mbetet po aq e re në këtë fillesë kohe të re.Ajo do të shërbejë në mënyre ciklike në shekujt pasardhës.Mbetet i çuditshëm Naimi.Mbasi ka kompletuar letrat shqipe,me aromë naimjane,Naimi kthehet në teqe me statutin ne dorë.Por këtë herë statuti i bektashizmit flet shqip,është shkruar ai nga poeti më i madh i shqiptarëve.Kjo e gjitha ka ndodhur pesë vjet,përpara se të bëhej i padukshëm, pesë vjet,perpara se ta pushtonte terri.Përmes kësaj kohe,Naimi sjell “Fletore të Bektashinjet ”, me prozën melodioze “Bektashinjet”. Ndërsa vetë duke qënë në lëngim nuk mund të shkonte,nga sëmundjet,që e kishin vënë poshtë.Më e pakta rregullorja e tij do të mbrinte një ditë në teqe. Në të vërtetë,rregullorja e tij mbriti në teqe,por duke qënë e ndërtuar me të gjithë aksesoret,me një gjuhë tipike për këtë besim fetar,ajo mbetet në veprim edhe në këtë fillesë kohe të re.Këmbët i kishte në shekullin e XIX, trupin në shekullin e XX, kokën në shekullin e XXI.

C`FARË BESOJNË

BEKTASHINJTË ?

Për Naimin besojnë, profetin e tyre.Kanë kolona të forta Ehli Beitin, 12 imamet e shenjte,vijuesit e frymës së shenjtë. Plakun e urtë,ndërtuesin e urdherit,që përpunoi doktrinen në një kodrinë të Ankarase.Emrin e të cilit bektashinjtë e ruajnë në emrin e besimit te tyre. Profeti Muhamet.Ndjeu përmbi sy rrezet e para të diellit, ditën e parë të javës.Muajin e tetë të vitit 570.Vendlindja është qendra magnetike e tokës.Muaji Ramazan shpella Hira,viti 610.Muhameti i lajmërohet meleku Xhibril, që sjell shpalljen.Pararendësja e sureve “Al Alak”. Kurani zbriti ne 23 vjet.Islam feja e themeluar nga profeti do të thotë:Përkushtim ndaj Allahut.Fatimja, bija e profetit.Sipas fjalëve të dalë nga fryma e profetit,porosinë e Zotit: “Zoti të urdhëron,që ta martosh Fatimen me Alinë,të birin e Ebu Talibit.” Fatimja,më e mira e grave është Fatime Zyrhaja. Një lule jargavani,pika e vesës,lindi tre femijë .Hasanin, Hysenin, Muhamedin.Imam Aliu e ka përshkruar: “ Një lule bulëzoi në embrion,ajo ishte parajsa dhe u kthye përsëri në parajsë,duke lënë kundermimin e saj në mendët e mi”.Shenjtorët bektashian e kanë zbukuruar këtë besim me sentencën:”Bëjë mirë e mos bëjë keq”. Naimi e ka nxjerë këtë sentencë në varg klasik,për ti dhënë kuptim jetës.Jeta njerezore duhet kuptuar si marrëdhënie të përshkruara nga e mira.Pikërisht ,sepse të bësh mire,është më vështirë se të bësh keq.Bektashinjte i kanë dhënë besë kësaj fjale.Bektashinjtë shqiptarë të organizuar ne komunitetin e tyre fisnik në dekadat e para të shekullit të XX mbasi kryen divorcin me atë turk,e kanë asimiluar këtë fjalë kuptimplote.Madje vetë fjala,origjinën,duhet ta këtë në trojet shqiptare.E në mos qoftë plotësisht kështu,ajo është krijuar si setence shqiptare.Ari i fjalëve të mençura shqiptare aty gjendet.Ajo gjendet në librin bektashian të Naimit,sepse thelbi i saj është domethënës.Ajo gjendet e përhapur në zona, rrethina, qendra,ku bektashizmi ka patur shtrirje dominante. Kuptimi i kësaj sentence është bërja mirë,vënia në sherbim të njerëzimit të veprave te mira.Kjo prirje e bektashinjve u afrohet shqiptarëve më pranë.Kjo sentencë rrjedhë nga veprat e mira,që kanë bërë shenjtorët bektashian.Kleri bektashian e ka në themel të besimit.Nderkaq,kjo fjalë nuk çmohet nga bukuria. Bukuria e saj bie, nëse nuk gjen kuptimin e vërtetë.Kjo sentencë nuk do të lulezonte më po aq bukuri,nëse bektashinjte nuk do të ishin riaktivizuar,në periudha të ndryshme,duke bërë mirësi për kombin e vete,atëhere kur shqiptareve u digjej mjekërra.Filozofia e saj këtu qëndron. E pandërprerë nëpër kohë,ka shoqëruar bektashizmin në rrjedhat, nëpër të cilat rrodhi historia e kombit.Bektashizmi frymën e shenjtë e përdori për miresinë e kombit.Eshtë urti,por sidoqoftë,mençuri është,që bektashinjte poziten, mundësitë e veta, “arsenalin”e tyre e përdorën në dobi të qëllimit kombetar. Bektashinjte me kurajo provuan se ti bësh mirë kombit është mirësi.Prandaj ky besim fitoi kredenciale të larta,në sytë e shqiptareve.Kjo aksiomë,ka peshë ruan shkelqim verbues,ngase tek bektashinjte shqiptare,ekziston e materializuar.Përherë rishtazi,ajo materializohet me urtinë e rrallë bektashiane.Një aksiomë e tille,sigurisht është nxjerë,për të qënë një ngarkese e përherëshme e vetdijes bektashiane

BEKTASHIZMI NË

SYRIN NAIMJAN

Kundërmonte aromë Shqipërie,bektashizmi shqiptar.Kjo ishte faza dehëse për Naimin.Naimi,sidoqoftë do të nxirte nga terri,rruazat e perlave bektashiane. Ndermarrja e një hapi të tillë nga Naimi nuk është habi. .Ai,Naim i bukurisë shqiptare është bektashian.Sidoqoftë ai,dhe vëllezërit Frasheri, ose grimca e dritës shqiptare,kishin ndjerë kontributin e teqes së Frasherit,për shqiptarizmin. Kishte edhe një favor.Pozita,por edhe territori,që bektashinjtë zotëronin,në Shqiperi.Kishte një pamundësi.Që të gjitha perlat,që bektashinjte posedonin,vetëm kurrsesi nuk ndrisnin.Naimi i nxori ato me shkëlqimin e tyre nën dritën e beftë.Kaq madheshti,askush si Naimi,s’mundej tu jepte dritë.Kështu sprovën “Bektashinjtë”,Naimi e kishte zgjidhur, pararendëse për “Bektashinjte”,si një variant filozofie i kulluar.

Ç’ FARË MBRETËRON

NË KËTË UDHË ?

Zot i madh e i vërtetë/është e vërteta vetë/po kanë besë mirësinë/urtësinë dhe njerëzinë.

N.H.F

E vërteta,e drejta, mendja, urtësia dhe të gjitha mirësite mbretërojnë në këtë udhë.

Përkarshi nektarit të hënës,Naimi ka vendosur sermin e fjalëve.Kur e zbulon, mëson:e përbashkëta e këtij shkelqimi sermaje,janë tre vyrtyte njerë- zore.Ngado të kthehesh edhe pas kaq vitesh,ato ruajnë xixellimin e parë.

E VËRTETA:I vërtetë është ky besim,që shëron me fjalet e Zotit.Katërcipërisht kjo është provuar.Logjikisht e vertete,quhet ajo që është verifikuar.Bektashizmi përshkrohet nga e vërteta dhe e drejta.

URTËSIA:është thelbi i doktrines. Etimologjia e fjalës filozofi,greqisht jepet me dashuri për urtësinë.Eshtë një art i të jetuarit,shprehen filozofët.Nje moral, që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme,për të emëtuar çdo sjellje të pamatur,për të pritur çdo ngjarje me qetësi.Por është gjithashtu edhe dije. Madje,dije thelbesore.Sozia greke përkthehet,urtësi. “Shkenca e parimive parësore dhe e shkaqeve parësore”.Ky është këndveshtrimi i Aristotelit.

MIRËSIA

Naim Frashëri,gjëndet,ndërkaq,jo nga rastësia ishte myhib,grada e parë e bektashisë,në korpusin e atyre të atyre poetëve,që në letrat shqipe sollën frymën e mirësisë.Fjala e Naimit :

.Mërgohu nga ligësit/Mirësinë mba si burrë/Mirësia është dritë,/Që nuk shuhet kurrë./Mirësia s’është e shkretë./Eshtë dritë e Perëndisë,/Dritë e Zotit të vërtetë,/Është dritë e Gjithësisë./Mirësia të harrohej./Të mirët nuk i donin/Ligësia të lëvdohej,/Të ligjtë s’i mallëkonin…

Përse e duam Alinë?/Edhe të tjerët të mirët?/Se duam mirësinë./Që s’na fut në errësirë.

Pse e duam Fatimenë?/Imamët të dymbëdhjet?/Hasan edhe Hysejnë ?/E ishin të vërtetë.

Se kishim mirësinë./S’patën kurrë ligësinë?Ishin me Perëndinë,Na lanë dhe neve dritë.

Kurrë s’humbet mirësia./S’shuhet dritë e Perëndisë /Humbet vallë Perëndia?Zot i madh i Gjithësisë.

Mos e ndy shpirti në jetë,/Zemrën mos e lyej !/Shko në udhëz të vërtetë./Mos e kthe e mos e thyej .

Mos u hiq pas ligësitë,/Se të fut në errësirë./Merr udhën e Perëndisë,/Të bashkohesh me të mirët.

Mos bëj keq kurrë,po mirë,/Kjo është udhë’ e Perëndisë./Ki në zemër mëshirë,/Edhe ndihu njerëzisë.

Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,që nxjerr pena e Naimit,por që përndritjen argjendore kanë .Mirësia është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo,një grup filozofësh të çuditshëm esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.

Utilitaristët,sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit ,më të madh.”

Skalitësi i thellësive,Sokrati athinas me thënien :..bërjen e shpirtit sa më të mirë,të ishte e mundur.”

Pseudionisi:Cdo gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë. “

Ku ti zhbriojmë,rrënjët e origjinës,vendlindjen e saj,përvçëse,prore tek Zoti ynë.Por edhe te ajo,që quhet hapësirë e galaktikës njerëzore.Të tre virtytet kanë potencë në rrugen e bektashizmit.Në sytë e shqiptareve bektashizmi nuk është besim dosido.Ka mbijetuar,mbasi në thelb,ka virtytet më të mira njerëzore.Sipas parathënies:do të mbijetoj sepse nuk mbështetet vetëm te morali i shkruar.Por është një nevojë shpirtërore. Ndihet menjëherë gjerrësia e nocionit mirësi.Nuk mund të thuhet se është pikërisht kështu,por ta konceptojmë si një lule esencën e saj :Një lule si trëndafili/në agim një trëndafil/gjethe prushi-aromë mjalti/pika e vesës mbi pemën e dashurisë.

Të tre virtytet janë përcaktuese në këtë udhë.Duke shkruar,gjithmonë me virtytet,por edhe me mirësi,besimtari ka gjetur një strehë fatlume,për prehje shpirterore.

E KEQJA

Ngjyra,që e identifikojnë poetët ,është nata sterrë.

Ngjyra,që e identifikojnë,ndonëse si përbërës nuk ka katran, s’është por buron katran,është katran.

Grykësia,që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin,që helmon.

Pemë,s’është,por e kalb,pemën e dashurisë njerëzore.

Identifikimi në vargëzim :Kur bie mugëtira ,pa zgjatur kufij,pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë,/rrëmintare kjo natyrë e egër njerëzore/përse kaq shpejt,fletat e mirësisë i thanë?.

Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.

E keqja është sinonimi i ligësisë, Mauvisë, natë, ferrë, mugëtirë, katran i zi.

Identifikimi,që Naimi kryen, si qëllim është i njëjtë me bektashinjtë.

Më nj’ an’ ishin mirësit/Më anët tjetër djallëzia.

Më nj’ an ishin urtësitë./M’ anët tjatër marrëzitë/Më nj’ an’ ish e vërteta/Më një an’ e rremja shkreta,/Më nj’ an’ ish Imama Hyseni/Më anët tjetër Jezit qeni./Një ësht’ e lig e nj’ është e mirë/Një drit’ e një errësirë….

Mos u hiq pas ligësit/se të fut në errësirë../Mos u përzje me Sufjanë,/Mos u bë me Mavijenë,/Me Jezitin e me Mervanë/Po bashkohu me Hysen./Kur thua kam at’ Alinë ,/Edhe mëmë Fatimen/Qysh e bëke ligësinë?/Që të pjek me Mavijen ?

SHQYRTIME

Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.

Pra,kjo e keqe është njësoj errësire,që zbret,përmbi lulet erëmjaltë.Identifikimi i Naimit është i kristalizuar.Pra Naimi,përveç ngjyrës,ka identifikuar tek e keqja emra,që bektashinjve u sollën dhimbje.Identifikimi,që kryen Sokrati ishte se ligësin e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë,nga injoranca në dije.Ndërkohë,që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit,i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”

BESA E BEKTASHINJËVE

Besa jon’ është një fjalë/Dhe ajo s’është e çalë/Eshtë

fjalë e Perëndisë/Që i duhet njerëzisë.N.H.F

Mendimi i studjuesve për “Bektashinjte”.Në fillim shfaqen xixat,në thellësi gjen një botë të mbushur me perla.Kjo eshte besa e bektashinjve.Besa e bektashinjve është udhë e gjerë,që ka përpara ,urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë. Filozofia e Naimit “Besa e bektashinjve është udhë e gjere”. Shqyrtojme fjalën besë më parë.Institucioni i besës është i hershëm te shqiptari.Konsiderohet rregullator në mardheniet shoqërore.Barleti,besën e parë,gjenë më të shtrenjte,që ka shqiptari.Besa e dhënë është shpallja e një vetdije të thellë,shprehet një poet.Mbajtja e besës, është konsakruar me shpurjen e saj deri në fund. Drithëruese,sentenca e besës:“Shqiptari kur jep fjalën,therr djalën”.Por besa e bektashinjve është më e thellë ,e gjerë, pra e pamatshme.Eshtë e gjerë,thotë Naimi, s’përcakton kordinatat. Udha është e gjerë.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha se rrugët e zakonshme.Kështu rruga bektashiane edhe në përmasa mbetet e gjere.Studjues,poet,filozof,nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë e saj.Përpara ka dritën.Kështu si çdo rrugë,ku shpirti,posaçërisht fuqia e tij mbetet dominante,është e pamu- ndur, që përpara të mos shkëlqejë drita.

E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtrave erresire,tregon se drita ekziston.Erresira e thellë është “territori gjeografik”i djallit. Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet.

Drita hyjnore,ka zbritur për njeriun.Drita është koncentrimi i miresise.Njerëzimi nëpër kohëra,në luftra në stuhira,ka rendur të kërkojë pakëz dritë.Rrezja, që ka gjetur shtegun,prej largesisë qiellore të pikon në shpirt.I fuqishem mbetet ai, që “pushton”territore shpirterore.

Perëndia, bukuria nxjerë dritën.”…Parajsa dhe skëterra/Edhe ëngjëlli edhe djalli/Edhe gjithë,ç’ka të tjera/Janë brenda tek i gjalli…N.H.F

Naimi duke kuptuar rëndësinë e dritës tek “Fletorja…” i lutet Zotit:” –Jepi shqiptarit dritë/Zot i vërtetë/Të shohë…”

RRUGA E BEKTASHINJËVE

NDRICOHET NGA DRITA

Bektashinjte e kësaj rruge,dritëzen e gjejnë përpara.

DRITA

Drita, pra krahu i ardhjes se saj është lindje,emri simbolik.Aty gjithçka lind.Eshtë një ripërteritje e vazhdueshme Filozofia e ndërtuesit të bektashizmit Haxhi Bektash Veli prezumon me këtë prurje:Zemra është si shteti.Atje ka dy kryetar.Njëra është mëndja e mirë,tjetra është djalli.

Mëndja është në kokë dhe nënkryetari i saj është gjykimi.Ushtria e saj janë :njohurit hyjnore,perhizi,adabi,dora e hapët.

ERRËSIRA

Errësira,fillon atje ku drita ka përfunduar.Errësira nuk guxon të shfaqet përpara dritës.Errësira,simbolikisht ka lindje emrin : perëndimi .Kurrsesi perëndimin e diellit tonë. Por perëndimin e dritës,humbjen e rrezes,ikjen pa kthim,të shpresës,rrëzimin e besimit etj.Ai është kufiri,ku jeta tokesore ndërpritet.Atje është ftoma e madhe. Djalli nxjerr errësirën.Atje lindja humbur ka.Por errësira nxin e sterron.Vendorrigjina e katranit.Burim i dhimbjes, dimrit, varrit,errësirrës.

Haxhi Bektash Veliu,qëllimin rrëmintar të djallit e rajvizon :Djalli, puna e tij është djallëzia.E keqja është vend i djallëzisë.Ushtrit e tij janë madheshtia,xhelozia në të keq,lakmia,marrja nëpër gojë.

TRUPI

Trupi shkon atje, ku ndërohet.Ndodh,kjo nën errësirën pus,nën terrin e zi.Këtë ndryshim,Kurani e përshkruan :“Ai është,që ju krijoi nga balta,e mandej ju caktoi një afat.“Por në fillesën e qënies njeri,ndihet dora e Krijuesit.Përbërësit e tij janë balta, një pikë ujë,përbërësi i dytë shpirti.

Trupi njerëzor- pjesa e dukshme.

Shpirti-pjesa e padukshme.Trupi shkon në shurdhërinë e tokes,në perëndim të jetës,atje ku u ngjiz.Shpirti njerëzor kthehet në strehën e vet.Në banesen e Zotit.Shpirti nuk ka ngjashmëri.

SHPIRTI

Thoshte Naimi:”

…Fuqi e Perëndisë/duket tekdo/Se shpirti i gjithësisë/Po është ajo…

…Njeriu s’vdes,po vetëm ndërrohet/dhe shpirti i ndyrë kurrë s’gëzohet…

…Shpirti na thotë të bëjmë mirë..

…Po shpirti,që s’vdes/S’ma mbrëm’ e mëngjes/ku ka fluturuar/Se vdekja s’e zë dot…

…Shpirti im pa mundim…

…Shpirtin e Tij i ka dhënë..

…Njeriu ka vetëdije/Shpirt e zemër e vetije…

…Dhe gjithë ç’kish gjithësia/Shpirtine tij i ka dhënë/dhe mëkëmbës e ka lënë..

…Mos e ndyj shpirtin në jetë…

Shpirti :Psyhe nga greqishtja,ose sinonim i shpirtit. Udhëndërtuesi i bektashizmit,Haxhi Bektash Veli, filozof,mistik.Gurë të larë diamanti,ka nxjerë nga shpirti i kthjelluar.Thënia:’Shpirti është gjallëria e trupit,dashuria shpirtërore është gjallëria e zemrës.”

“Shpirti është :formula”,përfundimtare e thelbit të një sendi,ka rajvizuar në traktatet e tij,Aristoteli.

Naimi e ka kristalizuar në këtë vijë:”Ai është gjithnjë pranë Perëndisë,se tek i biri fshihet i ati”. Pra Perëndia mbetet streha e fundit,por njëkohësisht është streha e parë nga ku vjen shpirti.Kurani e ka përcjellur në këtë formë :”…dhe një afat është i caktuar pranë dijes se tij dhe pas(gjithe kesaj te vertete) ju dyshoni…”.Argumenti naimjan mbetet filozofik.Argumenti bektashian, i prirë nga mendimi filozofik i Naimit,është një arsye më shumë.Bektashinjtë kanë një arsye më shumë në vërtetimin e kësaj teze.Kleri bektashian, që jetën e përfundon në teqe,pra në një shtepi,varroset brenda territorit të teqes.Përmbi shpirtin e tyre, kryhen rituale,lutje,për shpirtin e tij të përhershem. Bektashizmi duke respektuar frymën hyjnore,këtyre shenjtorëve posedues të saj u ndërton varre monumentale të quajtur tyrbe.Këtu nderohet shenjtori,por duke respektuar së pari frymën e shenjtë.Madje teknika e ndërtimit të tyrbeve,ruan simbolin e 12 imamëve të shenjtë,përcjellësve të frymës hyjnore në breza. Argumenti naimjan, sigurisht edhe ai bektashi është shpirti mbetet.Kurrë nuk ka njohur shuarje fryma e Zotit.Prandaj argumenti naimjan,ka qënë i thelluar njëqind vite më parë,kur shprehet:”tek i biri,fshihet i ati”,ka një prarim filozofik.Panvarsisht rrjedhojën e ngjarjeve,fryma e Zotit ka ekzistuar.Shuarje,njohin trupat, qeniet, por jo Zoti? Krijuesi ynë i gjithhershëm,që kërkujt trupi nuk i përgjigjet. Kështu udha bektashiane,me dritëzën e Zotit,mbetet një udhë e drejtë.Ajo është një udhë e Zotit. Ndjen aromën e tij,nga fryma e shenjtorëve të Zotit. Bektashizmi si i tillë është një udhë e Zotit.Ai të siguron një qetësi të plotë shpirtërore duke eliminuar krizat.Prandaj rruga e tij mbetet hapur,për shpirtra të turbulluara. Aty urtësia dhe mirësia,janë metafora e tij.

C’PËRMBAJNË POEZIT

E URTËSISË BEKTASHIANE

Besa bektashiane është e përshkruar nga natyra e urtesise. Një sentence e huaj: “Njeriu i urtë,është edhe i ditur.”Bektashinjte kanë disponuar potenciale të vërteta te mendjes e të dijes.I fuqishëm është ai komunitet fetar,që ka me vete intelektualet.Këtu duket edhe forca e një besimi.Që në shekullin rilindes,bektashizmi,vuri në lëvizje energjitë e tij,duke marë pranë vetes intelektualët. Prania e tyre në gjirin e këtij komuniteti fetar sot eshte e lakmueshme. Studjues të huaj,identifikimin e bektashitzmit e bëjnë me përqasjen e intelektualeve në dyert e teqeve shqiptare,duke formuar një lidhje rëndësore.Mos vallë Naimi,njëqind e ca vite me parë do ta kishte ndierë këtë nevojë:“Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazeri,s`mund të bëhet njeriu bektashi i vërtetë.“ Ai vuri piketa në rrugën e bektashizmit shqiptar. “Rruga, është e hapur,-shprehet ai,-dhe e drejtë.”Fill të drejtë” e ka parë Naimi këtë rrugë.Kështu pohohet në vjershën “ Besa”.

GJITHËSIA

C’është,çështë kjo e paana gjithësi ?/Dhe ky rregull dhe ky libër,që sheh ti?/Kjo e kaltër hapësirë e pa anë,/

Këto drita,që kufi e numër s’kanë ?/Këto yje trup argjendë e faqeartë,/

Që vërtiten me nxitim e dritëqartë ?/

Kjo natyrë dhe ky det,burim i jetës ?/Këto ligje,këto pamje të së fshehtës.N.H.F

SHQYRTIME

Vjersha poetike “Gjithësia” ruan brenda filozofinë. Identifikimi i Zotit, prej qindra,miliona vjetëve,përcillet nëpërmjet cilësive të tij.Për syrin e zakonshëm,një mjegullnajë endet në horizontin blu.Naimi ka bërë një përpjekje të depërtoi përmes kësaj mjegullnaje.Ç`farë ka parë,ç`farë nuk ka parë , të gjitha hiret e tij,janë derdhur në variantin filozofik, me mendim prozatik “Bektashinjtë. ” Ka qënë koha e atillë,kur shpirti coptonte gurë.Ka qënë ora kur dukuritë qiellore,flisnin me zerin e pazëshëm.

“PERËNDIA”

Eshtë në shesh Perëndia…

N.H.F

Naimi me“observatorin”e vet ka parë cilësitë e Zotit të shfaqura,dukshëm në gjithësi.Për bektashinjtë, gjithësia është Perëndia.Fytyra e Zotit,aty gjendet. Mendimi i Naimit është i stisur se gjithësia ekziston,sepse ekziston Zoti . Ekzistenca e gjithësisë na nxjerë,shembëllimin e Perendise.Gjithësia është fytyra e Perëndisë.Kurani e shpjegon kështu:”Të Zotit janë Lindja dhe Perëndimi edhe ngado,që kthehemi aty është ana e Allahut.”

POETIKA E POEZISË

Aty është dielli.Rrezja e saj. Mëngjezi i ftohtë,perëndimi,vesa që loton,lulet e molles.Atje është një sop i Perëndisë. Vështrimi në ditë të kthjelluar t`a mbush shpirtin.Ajo është ana e Zotit. Flokët e saj nga lulet.Sytë nga kristali i ujrave.Balli i lëmuar fushor. Gjymtyret prej shkemborësh. Kjo është pamja extra natyre .Hëna leshëverdhë, që leviz,shtegut të reve.Me një fjalë konçize i përcjell Naimi.E pakapshme për ata mund të duken në veshtrimin e pare.Një zhbirimë me kujdes,nxjerr në sipërfaqe cilësitë e Zotit.Ngase ne nuk i afrohemi dot gjuhës së zemres, mbetemi të trazuar.Prandaj,duke mos iu afruar dot krijuesit,detyrohemi të tundohemi nga cilësitë e tij.

POETIKA E NAIMIT

“Zot i madh e i vërtetë,/Në gjithësi është vetë./Ai është gjithësia,/Gjithësia është e tija./Ai është krejt dhe fundi/Pa atë s’ka vend gjëkundi./Cdo gjë që na shohin sytë,/Ësht’ Ay se s’ka të dytë/I urti nga do të klthehet/Fytyr’ e tij i rrëfehet/Se e tërë gjithësia/Tregon bukurin’ e tija./Zot i madh e i vërtetë/Eshtë e vërteta vetë/Po kam besë mirësinë/Urtësinë e njerëzinë/Atje është Perëndia/E drejta edh’ e vërteta./Janë besa pa të meta./Zoti kërkon dashurinë,/Njerëzin’ e urtësinë,/Ai,që bën mirësinë,/E ka afër Perëndinë./Prerëndia mirësinë,/Do nga ne dhe miqësinë,/Po tjetër s’mund të dojë,/Sepse nuk ka nevojë./Mirësi e njerëzisë,/Eshtë udhë e Perëndisë,/Eshtë vetë Perëndia,/Eshtë vërtetë mirësia,/Pa po kush bën mirësinë./Ka me vete Perëndinë./Dhe të mirët,sa janë,/Dhe gjithësin,anë e mbanë. N.H.F

About Post Author