Naim…Gezim Llojdia


Naim…
A
I
M


Gezim Llojdia
1.
N-ëpër poezi.
Duke ëndërruar.
Syhapur.
Nëpër ringjallje mjegullash.
2.
A-ri poetik.
U shua nëpër degë.
Kaq herë bëhem vjeshtë për të shkuar.
Në vjeshtën e Naimit.
Zemërpërvëluar.
3.
I-dentifikohmëni tek vetja.
Trishtimi rrëzon bajamen.
Një tuf diell,në një grusht hënë.
Humbasin nën qerpik.
Në horizont vdesin vdekatarët.
Nëpër varreza ende bëjnë gjumë të pagjumët.
Lamtumirë jetë.Ringjallje poetësh.
Trok kali i mjegullës.
Sy të verdhë.
Ardhë Naimi .
4.
M-ë mbeti plagë.Nga goditja e kometës.
Thellësia e zemrës.
Rrathë elipsi, përshkruajmë .
Ç’ftohtësi e saj.
Akullim i Antraktidës.
Në vjeshtën e dytë.
Ditën kur iku Naimi.