Namik Jahaj:”Prurje vlerash, interpretime në përsosje, vargje lashtësie me pranverë poetike, kostume me bukuri tradicionale…kolor ndjesish….


Ju ftoj të jepni opinionin tuaj

Festivali i Këngës Labe-Vlorë

29-30 korrik 2022!

Synimi: “Prurje vlerash, interpretime në përsosje, vargje lashtësie me pranverë poetike, kostume me bukuri tradicionale…kolor ndjesish….

Dukuria:

-Një garë e motivuar, produkt i një shpirti-kënge, “grënjë” për të mirën e mundshme..gjithpërfshirje.

-Prirja e zërave të rinj, krahës zërave gjëmim’mëdhenj..

-Konsolidim grupesh në përmbajtje e formë, duke rezistuar migrimit…

Por synimi i shkrimit është gjetiu:

DIALEKTIKA e zhvillimit, të kësaj pasurie KOMBËTARE.

Në vitet 90, pati “filozofë-analistë” të të merakosur se “Kënga labe është drejtë vyshkjes, shterimit…me lloj lloj pseudoargumentash.

Çuditërisht këtyre miopëve ua dha përgjigjen vet perëndesha – Shën Kënga Labe, që shpërtheu si gurrë aty ku ishin lebërit, atyre që limfa shpirtërore u ziente vullkan, ku derti, brenga, ishin dhe janë mushti i vaj-këngës, të kënduarit me vete, apo së bashku, në rrudhat-udhë…

Migrimi periferik rreth qytetit dhe emigrimi nëpër botë e detyruan labin (shpirtin e tij) që të vetmen e derës -KËNGËN, ta marrin me vete ta fermentojnë e ta “qajnë” dhe lotët ti ngjizi te ky melhem çudibërës, të zgjohen dhe t’i zërë gjumi me të.

Festivali i zhvilluar në Vlorë, ishte arritje, edhe pse ishte inisiativë private, meriton përgëzimet deri në mirënjohje!

Një individ, bëhet figurë publike, kur bën ndaj shoqërisë një gjë krejt të veçantë në vlerë, ai fiton respekt e nderim deri në shënjtërimin e fjalës SIMPATI. Në rastin konkret organizimi i këtij eventi ishte ideja, dëshira suportimi dhe kurorëzimi nga një bir i Vlorës dhe Labërisë, ndaj e gjithë konsiderata shkon për z.VULLNET SINAJ!

Ky ishte një fillim, por bashkitë e qarkut duhet ta legjitimojnë festivalin e përvitshëm, duke e planifikuar në buxhetet e tyre…kjo të jetë kambanë të zgjojë të përgjumurit dhe t’u vihet fre disa ziliqarëve me gushë gjarpëri, që kërkojnë t’i heqin dhe pagëzimin të bukurës tonë!

Dy fjalë…

PERËNDESHA jonë është qelibare, nuk pranon hije.

-Krahas jurive tradicionale është domosdoshmëri dhe vota e publikut si faktor i madh objektiviteti dhe vlerësimi…dhe labëria ka kapacitete vet për JURI-KOPETENTE.

-Stimulimi i talenteve interpretues, ishte më se e domosdoshme, gjë e cila nuk ishte në kujtesë fare.

-Harmonia e gjinive, llojet e varjantet në gjithë galerinë (lirike, epike,

humoristike, balada, legjenda, instrumenta popullore) mungonin.

-Të fshihet nga kujtesa njëherë e mirë, mendësia e paevoluar e ngurtë: që kënga të këndohet vetëm në bazë fshati apo krahine!

Po ata që e bëjnë det këtë “lumë malor” përse të shpërfillen deri në denigrim duke i parë me syrin e njerkës, siç ndodhi te ky festival, vetëm e vetëm se ke ikur nga”fshati”? Paradoks!

Dmth. grupet e këngës që shkëlqejnë jashtë vendit, nuk duhet këndojnë se kanë ” dezertuar”. Legjenda Ajet Duka s’duhet pranuar si Delvinë, se duhet të këndojë vetëm ku ka lindur, djemtë e Saradës që po mah’nisin me virtuozitetin e tyre, nuk duhe pranuar se duhet të këndojnë atje ku kanë lerë, Sofo Katia e Gjon Deromemi po kështu, ikonat Vendim Zyka, Fatbardha Brahimaj, Gëzim Delaj e të tjerë. Këto s’janë gjë tjetër veçse çregullime mendore. Kënga jonë është DORIU që nuk pranon fre, veç ozon labërie. Mëndësi për të ardhur keq, mediokritet i pa spjegueshëm, që bie ndesh me prirjen e evoluimit të këngës.Vlora sot është një ansabël gjigand, ku zien e magjishmja dhe e madhërishmja. Lëreni të lulëzojë, të konkurojë,..të VERSELITET! Ajo vet’rritet, vet dritë’zohet dhe mos u mundoni ta burgosni. Ata që jetojmë te trojet e vendlindjes, ata që punojnë e luftojnë në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, ata që robërohen jashtë shtetit u përulemi për atë ç’ka bëjnë…por në garë me njëri tjetrin..për të bukurën tonë!

-Mos i lëndoni talentet, duke i mospërfillur, duke i përçmuar, siç ndodhi te ky festival…

11-vjeçarja KEJTI, solli pranverë rast unikal me një zë hyjnor-magjik Shpërblimi për këtë talent, qe fyerja që u bë asaj qysh në gonxhëri! Çuditërisht nuk u tha minimumi një fjalë përkëdhelëse asaj ëngjëllorje? O zullumqarë, ajo këndoi për ju o GJYSHËR të jurisë, për atë lidhje aq të madhe shpirtërore: GJYSH E MBESË, mademi që mban brazat gjallë, por ajo i ngjan stërrallit, sa më shumë shkrep ndaj saj aq më xixëllonja lëshon deri në flakadan…

DEA-Zanë e Malit të Bardhë dhe Joana e Gurrës së Kurveleshit, sollën flladin mbi valëzat e detit, me aromë çaji dhe rigoni për azmatikët, përse teshtini kur thëllëzat ligjërojnë. ERGYSI – dreri i vargmalit ÇIKË, pruri jehonën e lugaresë mbi valëdete. FISNIKU zë-bilbil, hije-rëndë si vet Stogoi, erdhi si shpend nga vëndet e largëta, po i çahej zemra aty te shkallët për të kënduar, kur minimumi me zërin briland mund të përshëndeste, sikurse edhe ansambli ÇIPINI, që janë gjëmimi i perlës tonë, i Vlorës tonë!

Përse nuk u stimulua kjo lulëri?

Sepse “juria-hallemadhe”, se vrau mëndjen për stimuj të tjerë motivues, por me burokracinë subjektive vë çmime pa asnjë kriter, pa asnjë argument, dhe pa guxim profesional.

—–

A mund të ballafaqohemi për vlerat që sollën këto çmime?

Me respektin maksimal për L.ÇIPËN e madh, çfarë solli Piluri?

Melodinë e këngës”NGA KJO BALTË E KËSAJ TOKE” me vargje të tjera, duke e kënduar më dobët, thjesht një kopjo e keqe!

Ku ishte vlera, e veçanta, e pa dëgjuara, e reja???? Pranoni ta dëgjojmë dhe pastaj të flasim.

Kësaj kënge i janë dhënë dekoratat, titujt, meritat, pse e zhvelerësoni zotërinj këtë ikonë duke e lyer me varak? Fatkeqësi, verbëri, hipokrizi, servilizëm.

Ç’qe ajo analizë që bëri z.ZH.CIKO, disa të nënës disa të njerkës, disa heronj të tjerët viktima, për disa superlativa qesharake, për të tjerët i merrej goja, steriotipi analizës socialiste..të gjithë në një ikubator.

Po publikun nuk e patë kë pëlqeu? Vetëm AI është zoti, për ata këndohet. Juritë duhet të mos kenë peshën kryesore apo të jetë krejt e vetme në vendim-marrje, duke gjetur mënyra krej të reja, ku të përfshihet edhe publiku.

Çuditërisht kjo juri ishte”unanim” në vendimmarrje. Sa fallco aq dhe qesharake.

Zotërinj: Keni guxim të ballafaqoheni për këtë festival me një analizë dashamirëse, me profesionalizëm, me shpirt mëmëatdhetar? Këtë ja kërkoj z.Vullnet Sina si premotori i kësaj lëvizje, që së bashku me gjithë drejtuesit e grupeve të këngës, me profesionistë të folklorit, me përfaqësues të kulturës, me artistë, të zhvillojmë debatin: “Ç’duhet të bëjmë për të hedhur themelet e festivalit të këngës labe, për ta kthyer traditë të përvitëshme për gjithë Labërinë”

Aty të dilet me vendime konkrete, të miratuar nga ky aktiv kulturor…

Ky ballafaqim do jetë njëherësh ngjarje e madhe historike për vazhdimësinë me projekte dinjitoze,

mendësi e frymë të re progresiste. Nëse e pranoni këtë sugjerim, këtë bashkëveprim, ju jepni një kontribut të çmuar mëmë’atdhetar!

Shpresoj te dashamirësia te bonsensi, që AKADEMIA e Shën këngës tonë të mbajë për kurorë YLBERIN!

Përulje këngëtarëve të Labërisë! Jeni armata më e madhe e globit, e gurrës ku ka pirë ujë vetëm perëndia! Zoti e di vet përse këtë SHËNJTËRI, ia besoi Labërisë, mekës tonë!

About Post Author