Njeriu-moçal
Ai ngjan
Me një moçal që dhe bretkosat e kanë braktisur
Dhe kashtën e mbirë
Nuk e marrin më ciganët për kosh a shportë
Nuk shkon atje për të vozitur
Asnjë peshkatar
Nuk e hedh në agim grepin e fortë.
Nuk e di
Në cilën hartë ta vë atë moçal?
Hë,
Ç’t’i them shkencëtarëve me evidencë?
Le të jetë aty
Si model që shpirtin ta than
E
Ta sjell më shpejt terrin e natës në varg e rresht.
Të më falë
Vargu që ia kam harruar sot aromën
Që e lashë në hije hapin që të lumturon
Kështu qënka jeta
Të jep urimin, këngën, kurorën
Po dhe një moçal
ku kuakja e bretkosës duket si marsh mortor.
