Nane-Angjelina Gjeka Murtezi


Angjelina Gjeka Murtezi

Shembja e dhimbjes

Ikone perëndeshe

Ku dhe zotat përulen para teje

Tempulli i dashnise

Engjëlli i buzëqeshjes.

Drita e shpirtit të lodhun

Zemra e qiejve t’përlotun

Fjala e parë që belbëzova

Nën qerpikun e qiellit të pashë Nanë

Si nji zog i bardhë që humbe në kaltërsi dhe u bane vals.

NANE

I jep frymë gjithësisë

duke buzëqesh i mbledh copat e zemrës,

e vizaton bukur, ditën e vranët

lulja rrin e çelun në buzët tua

në gjirin tënd dhe dielli rrin ngrohtë.

Shpirti yt e ndalë, shiun me furtunë

e ndalë vrapin e marrëzisë

andrrat i vën në syrin e yjeve

të lidhun varg si kurorë,

nga dashurija jote shndrisin

deri në amshim.

Ti Nanë si vetë Zoti që lind jetë.