NANË, AS DHE PLAGA NUK PO M’ DHEMB….!!
Do, të doja të vjershëroja.
Në të gjithë ditët e mia, për ty të këndoja.
Për ty shqiponjë.
Kishte ndjerë n’ shpirtin e njomë.
Se, nuk rrihet ndër pushtim.
Se n’Kosove t’Hasan Prishtinës.
Duhej liri ,duhej çlirim.!
Kishte nis besa me u dhan.
Nji Kosovë, pa Sllobodan.
Edhe trimja e kishte ndigjuar.
Këtij kushtrimi,i ishte bashkuar.!
Jam tuj dal kishte thënë oj nanë.
Me luftu, hasmit tanë.
Besa trime do t’qëndroj.
Plumbat ballit , t’jua numëroj.!
Ja kishte puth nana sytë.
Bijë ,si Shota dua t’jesh.
Hallall gjirin që t’kam dhënë.
Shpirti i nënës ,moj trimresh .!
Dhe si Shote sokoleshë.
Luftoj Gona,luaneshë.
Flakë baroti n’ditë t’prillit.
Ra dëshmorja, e çlirimit.!
Kur dora e zezë e qëlloi.
Si një shkëmb ,n’ këmbë qëndroi.
T’ia a thotë nanës nji fjalë.
Akoma ,shpirti pa i dalë .!
– “Bija jote mori nanë.
Ra dëshmore, për vatanë.
Besa syny nuk mu tremb.
Nanë ,as dhe plaga nuk po m’dhemb”.!
Nanë Hyra s’qiti lot.
Ishte shpi ,prej patriot.
Ku kishte lind e ku kishte ardh.
Trung trimash, faqebardh.!
Torturuar e masakruar.
Nga rregjimi i mallkuar.
Atdheut i falen nji shqiponjë.
Lule trimen ,Antigonë……!!
