Nanë jeta më ka zvarritë-Egzona Kryeziu


Egzona Kryeziu

Nanë jeta më ka zvarritë

Nanë vajza jote u rritë

Pa pritë

Si nuk më tregove nanë

jeta kaq vrazhdë dhe pa dhimt të zvarrit?!

E krejt copa e grim ma ka bo këtë shpirt

Jam rritë nanë jam rritë

Tu mendu që jeta o veq me kan mirë

Pa ramje veq me ngritje

Pse nuk mtregove që jeta s’qenka

Siq ma mësove ti

Pse nuk më tregove që paska

Njerzë që skan besë e as njerëzi

Por jeta qenka me të vërtet një sfidë

Po ashtu dhe një mësim i mirë!