Nanë(falna ne mëkatnorve)-Donike Rrethej


NANË ( falna ne mëkatnorve ).

Ah ‘ Nanë duert kisha me ti puthë,

me t’fshie lotin q’i t’rrëshket nën gushë,

me t’ledhatue ata flokë t’bardhë,

ty moj Mbretneshë q’i erresh vonë e je n’kamb kur drita ala ska dalë.

Ah’ at trup t’kërrusun kisha me ta rrokë,

me t’shtrëngue n’gjoksin tem kaq fort,

ty moj ty , q’i n’zemër ke mirësinë,

e tan bota nën kambt tuja rrin.

Ah’ Nanë q’i mbart dhimbjen e kësaj botë,

prej syve t’tuej sa kan rrjedhë lotë,

sa her mendoj ty zemra t’asht thye,

ti je votra e tan neve je bij Perëndije.

T’shoh at peshë mbi ty e zemra jeme kjan,

ti ikë bashk me kohën pak përdit matanë,

E ajo peshë rëndon mbi at trup ,

për tan botën e për mue asht Turp.

Ndodh q’i harrojmë gjoksin tand e dorën,

ah’ ta puthsha ballin e t’vënsha kunorën,

m’dhemb zemra e shpirti kur t’shoh tan at peshë,

Ti ‘ moj Ti q’i ndejte pa hangër ,arna e krejt zhdeshë.

E sod ?! N’at moshë prep ke peshën fort,

ta rroksha at trup t’imtë e t’fshifsha at lot,

m’fal Nanë , na fal ne fëmijve t’tue,

sod kjo botë e dashnija ka ndryshue.

M’duket se tan t’kena harrue , t’kan harru…

m’dhem shpirti e zemra nën at turrë dru.

( kushtue tan Nanava të botës edhe Nanës teme në fakt asht fotoja e saj Nana jeme pak ma shumë se 20vjeçe ,e këta Nanat janë heroinat tona ,duejeni fort për sa t’jen ).

About Post Author