NATA E FRESKËT NA U BË VAPË
E shkunda kryet për të mos dremitur
sa mirë që më doli gjumi

ka kohë që të kam pritur.
Është e natyrshme pse isha kureshtar
gjoksorja në degë të mollës të mbeti varë
nëse don të dish më mirë
ikëm nga aty nga një plak i vështirë.
Në kolibe vazhduam përkëdheljet
me dashurinë tonë të zjarrtë
që të dy shuanim një mall
nata e freskët na u bë vapë.
Ne nuk thoshim asnjë fjalë
rrinim përqafuar me mall
ne në kolibe u strehuam
aty natën e kaluam.
Shesa