Nata e hënës së kuqe


Tahir Tanushi

E fiku dita diellin në kthesë

Nën këtë hark,që s’shihet tej,

Mbi Tokën tonë Hëna po vjen

E ndezur gjak,si flakë që fle!

Ajo do të skuqet pas mesnate

Mos u friksoni,ka ndodhur herë tjetër,

Nuk e kuptojnë vetëm kafshët

Ndaj gjaku i tyre,do rrijë ndezur!

Do ngjajnë toka edhe drurët

Si gjah nga gjaku i përskuqur,

Bishë mbi ato do sulet ujku

Çakej e dhelpra qime kuqe!

Në detë do çmenden balenat

E do vërsulen mbi shkëmbinj,

Copë do të bëhen dhëmbët

Sepse rrënjë e tyre nuk leviz!

Kujdes pra sonte nga kjo Hënë

Se do arrijë pikun e gënjeshtrës,

Drita e kuqe nesër s’do gjendet

Pra nuk do ketë,as natë vjeshte!

Udine,shtator ‘21

About Post Author