Nata është e ashpër në atdheun tim!-Shqiponja (Pazaj)Veshaj


Shqiponja (Pazaj)Veshaj

Dielli i mekur në lindje mëngjeseve u ngrit,

Në mugëtir fshihen brigje nga trup’ i atdheut,

Të paepur që reflektojnë të njëjtën dritë,

Kronik në mjegull me Dy Krenaren e Skënderbeut,

Dielli si muzg i dendur agon çdo ditë!

Koha ska kohë për zvarritje,

Jemi ne,ata , ato që duruam ,që heshtën,

Nëse largimi u kthye në mit , në arritje,

Këto vise në munges i deshëm,

Kohë e pa kohë mbetëm në pritje!

Një thirrje e zgjatur ky mister , ky zhargon,

Më të pakuptueshme bëhen ditët,

Më parë se lind jeta perëndon,

Një djep me halle dheu që u rritët,

Ky mister i zgjatur plagët lëndon.

Nata s’vonon të bjer në atdheun tim,

Dielli paska shkuar i lodhur në një tjetër kontinent,

Ky ekuinoks i dehur nga ikjet pa kthim,

Më dhemb ,sa shumë më dhemb,

Nata është e ashpër në atdheun tim!

Ska yje as hënë në zenit të besës,

U endëm në premtime e fjalë zhurmëkot,

E dua penën time ta bëj urë drejt shpresës,

Këmban e fuqi ta zgjuaj këtë bot,

Me yjet dhe hënën t’i kthej dritën jetës!