Nata me errësirë-Jashar H Selmanaj


Nata me errësirë

Ulurim diten dhe natën

E hedh dritën e kohes

Syrin mëndja e përkëdhel

Fati i tokës dhe botës

Si në gëzhojë të mbyllur

Shpirti i lokes i rraskapitur

Sheshazi “rrezja e drites”

Fjala e plakes, si bubullim

Vret fal e perkulët e nuk tundet

Shkelqentë dikur e kaluara

Sot e zbehtë koha u errësue

Ah, ditët e ëgëra duke u afruar

U zhduk nderi e burreria e krenaria

Nëtë më errësirë u bë edhe djallëzia

A zgjohet nga varri Gjergj Kastrioti

Se është trazuar Plava. Gucia e Hoti.

Plage e cila qelbët është sot Qakorri

Tradhtia nuk falet kurr në Kumanovë

Ah, natë më errësirë është sakrifica

Më mirë të vdesim, se të ndahet Mitrovica.