Natasha Ilia Çuro:Dua tju shkruaj një këngë


Dua tju shkruaj një këngë,

Nga ato të bukurat që të pëlqejnë ty,

Dua të më dëgjosh rahjen e zemrës,

Fjalën magjike të dua ty,e ata dy sy..

Këngë do të dhuroj e vargje poeti,

Në këtë SHën Valentin ditë të veçantë,

Ti marr murmurimën valës nga deti,

Ti bëj nota muzikore në pentagram…

Këngë dashurie do të këndoj,

Një buqetë me çdo intonacion,

Po do ti me zë të lartë them të dashuroj,

Apo me zë të ulët në vesh të mërmëroj.

Kënga është e bukur kuptohet

Ty zemrën do të ëmbëlsojë me cicërimë

Veç shpirti për ty më frymëzohet

Gëzuar bashkë e çdo ditë me shën Valentin…!!