Natasha Ilia Çuro:Loti i syrit


LOTI I SYRIT

Kam mësuar shumë gjëra,

Në të shkretin kurbet,

Parajsë kërkova,s’gjeta,

Leku del me gjak e djersë .

Mësova se nuk dija,

Që njeriu është ujk,

Në kurbet shkon njerzia,

Atëhërë kur zihet ngusht..

Dy lekë që fitova,

Asnjë pare nuk vlejnë,

Sa vehten e harova,

Për mua nuk kanë vlerë..

Vend i bukur, po i huaj,

Rininë lashë në këtë vend,

Vendlindje në zemër ruaj,

Në çdo cep të saj e gjen..

Ngeli pas dhimbje kurbeti,

Dhe pse thonjtë, më ranë në punë,

Loti i tharë,në sy më mbeti,

Dhe pse, më mirë jetoj unë….!!

About Post Author