Natasha Ilia Çuro:Nëse do të më duash ti


Nëse do të më duash ti

Nëse do të më duash ti,

Do të dashuroj njëmijëherë,

Nëse do të harroja vetëm një çast,

Mos më zëntë kjo pranverë.

Nëse do të thoja a më do kështu si jam ,

Do të adhuroja.. shpirtërisht,

Nëse do më thoje në zemër të kam,

Do të dashuroja pa limit…..

Kjo do të thotë se për ty frymoj,

Ty do të dua në të mirë e të keq,

Shpirti i thotë zemrës ty të dashuroj,

Ti je më e mira ty të zgjedh…

Do të dua sa gjaku të më pulsojë në dej,

E para e vetmja e fundit dashuri,

Dhe vetëm ty do të dua sa të vdes,

Betohem në këtë jetë, në zot e perëndi…!!

About Post Author