Natasha Ilia:E lirë


E lirë

E lirë të jem si shqiponjë
E lirë në shpirt në ndjenjë
E lirë pa naze si (Zonjë)
Zvarrë sdua të eci si breshkë

E lirë jam të mërzitem
E lirë të kuqem të zverdhem
E lirë të shpreh mendimet
E tillë jam kështu do mbetem.

Dua të jem e lirë mes njerzëve në rrugë
E lirë të besoj në zot e fe
Të shaj të vërtetën ta them pa turp
Le të më thonë pastaj e ligë e pa fe.

Dua të jem e lirë jo çupë mamaje
Le të më shajnë të më tregojnë me gisht
Sdua të jem bisht i hedhur cigaresh
Dua të jem elektron i lirë në hapësirë.

Dua të udhëtoj e lirë kudo
Të jem vetvehtja,të pohoj,mohuse
Asnjeri të më thotë për këtë voto
Asnjë mos guxojë të më heqë prej hunde.

E lirë po a ka liri mos është vrarë
Si unë duan shumë,ku është (Njerëzia)
Mbizotron uria e ka njerëz të varfër
E lirë…….po vallë kjo është Liria! ….!?