Natasha Ilia:Mes shkurti i dashurisë!


MES SHKURTI I DASHURISË!!

Mbrëmja ka rënë,era e marrë fryn,

Shiun,e përplas andej këtej,

Shtërngata,

Jashtë nën dritare portokalli ngrin,

Trupin me degët e gjethet e gjelbëra,

Mbulon e psherëtin.

Ky muaj i shkurtër i ngratë,

Ndonse dimri akoma s’do të dalë,

Ska ndërmend e dëshirë të ikë,

Do ti marrë brishtësinë,

Të ikë si i marrë , bukëshkalë,

Ruan në vetvete kokëfortësinë.

Orët kalojnë pa kuptuar,

Rëshkasin ato lehtë pa kuptuar,

Si fëmijë që luajnë në shilarës,

Fund jave si stalaktit,

Xhuxh muaj i mërzitshëm

I thinjur i ftohtë me ngricë.

Hëna as që bëhet e gjallë,

Kokën tulitur nën re,

Yjet sduken ku janë,

Mos vallë ,me hënën

Hallet qajne..?

Ndoshta strukur ajo ri,

Mbi avujt,që shiun lëshojnë rëke,

Mërzitur hedh shikimin në tokë,

Stuhia ka mbeshtjelle token ,me mantel,

E mjegull,vetetima ,e përsëri shi.

Shkurt dhe muaj i dashurisë,

Butësi,ëmbëlsi,në vetvete,duhet të kesh,

Pushoje erën e marrë,

Qiellit pastroji retë,

Të rinjve të dashuruar jepu zjarr,

Njerëzve,jepu ngrohtësinë e meritojne,

Po afron dita e shenjtë.

Shën Valentini po afron,

Zboi largoji retë stuhinë,

Se një ditë në vit është e veçantë,e dashurisë,

Vetëm ti je muaji ,që sjell Valentinë.!!

About Post Author