Natasha Ilia:Nënës time


Nënë, grua, femër,

Embrioni i fjalës dashuri,

I madhërishëm emër,

Muze poezie për çdo njeri.

E ndonse më nuk jeton ti…

Në çdo 8 mars më mungon,

Ti më e madhja dashuri,

Përjete në shpirt më sëmbon,

Por jeta vazhdon,e s’pushon,

Me fatin e zotin se vë asnjëri,

Për gjithë nënat do shkruaj do uroj,

Gëzuar hyjnesha përmbi gji,

Buqetë me lule është nëna,

Engjëlli i aortës në zemrën e ç’do fëmije,

Në gjirin e saj të bardhë shëtit hëna,

Mjaltë e qumësht dallëndyshe.

Se nëna është ajo që të sjell në jetë,

Mes dhimbjesh të tmerrshme e gjakut,

Përgjërohet fshin lotin fshehtë,

E mbanit për veten ankthin merakun.

O nënë, O grua, O femër o perëndi,

Që më gjirin tënd ushqen e rit fëmijë,

Që hesht dhemb e duron me mirësi

Meriton më shumë nder,sjellje dashuri.

O nënë hidhërimin, fsheh me buzëqeshje,

Që ri pa gjumë e lodhur netëve,

Që me ninullën përkund jetën në djepe,

O Mona Liza bukuri e përjetshme.

O nënë, O grua, o femër,

Ti je perëndesha e bukurisë,

Ti me mençuri zbute mbretër të egër,

Martir dashurie për fëmijën jetën e bën flii.