Natasha Ilia:Zhurma të shurdhta të natës!


ZHURMA TË SHURDHTA TË NATËS!!

O hënë që hedh rezet nga lart,

Mbi flokët e artë të valës,

Zhurmë klithma dëgjohen larg,

Kush ja prishi qetësinë natës…??

Fantazma,natës vellon i hedh,

Varg fluturo si lakuriq në errësirë,

Ofshama, thellë nga shpirti më del,

Përzihet e bëhet një me shurdhëmërinë…

Vargu bëhet i brishtë i lehtë,

Në pasqyrën,ëngjëllore të detit,

Në malin Tavgeto zbresin retë,

Zhurmat e natës,s’heshtin.

Mere ti rrugën mos prit eja,

I vetëm s’dua të ri,në këtë shurdhmëri,

Lulen me vesë ta mbaj te zemra,

Brenda shpirtit ta mbaj në gji.

Nga ledhet e saj u zgjova,

I lumtur përjetësisht isha,

Tik taket s’pushoi, ora..

Në çast natës i iku shurdhmëria.

Përgjumur isha dikush më zgjoi,

Atje te një varkë te limani,

Kjo natë e shurdhër, mbaroj,

Ti s’erdhe,ishe veç fantazmë malli…

.

Të prisja në këtë vend të fshehur mrekulli,

Që quhet magji ..Stoupa.,zana e Manit.!!

About Post Author