Natasha Limaj-Ajkëbukurinë Vlonjate


Natasha Limaj

  · 

AJKËBUKURINË VLONJATE

Në bisedë me një artiste,

Rrotull bukurisë vlonjate,

Aty , nga vitet gjashtëdhjetë,

gjitha ishim sharmante…

“Kur këndojnë zogat-oooo”

Seç ia merrje moj Bedrie!..

Zemberekut të qytetit,

Lagjes “totem” “Muradie”.…

Ledha , fllad e dallgë deti,

Violeta dhe Aneta,

Europën kapur herët ,

Të parat në biçikleta…

Mirka, Lidja e Suzana,

Bukuri universale,

“Zana” bjeshke arbërore,

Përdore tri “Shtojzavalle”…

Nuk harroj motrat Dërrasa,

Elegante , shtatëselvi,

Njëra “E bukur e dheut”,

Tjetra pa shtesa “Hyjni”…

Sovjetike “Karabashi”,

Edhe sot e shoh në Vlorë,

Sharmëria e rinisë,

Në” zonjëri “ të përkorë…

Por nja katër të fillimit,

Në “Ansamblin e ushtrisë”

Bela-Zhani-Tefta-Xhina,

I këndonin trimërisë…

Bla-bla-bla , unë dhe artistja,

S’pushonim mbi historinë,

Ajo nxirrte , unë përthithja ,

Të thellat e bukurisë…

Pak me” mburrrje”, shumë krenare,

Me gjithë shpirt, doja-doja…

Ajkëbukurinë vlonjate,

Në vargje ta mbarështroja!…

Përkushtuar bukurisë së vajzave vlonjate të viteve 60-të , stimuluar nga një bisedë me artisten vlonjate Lavdie Bisha . Për efekt të kuptimit të poezisë emrat e vajzave që u lakuan në bisedë po i rendis më poshtë , megjithëse të gjitha vlonjatet gjënden në këto vargje!…

Belina Opingari

Zhaneta Sahatçiu

Virxhinia Golemi

Tefta Çiraku

Bedrie Bejto………………………………..Muradie

Aneta Koleka………………………………Skelë

Violeta Kume………………………………Skelë

Mirka Bezhani……………………………..Muradie

Lidje Dajlani……………………………….Muradie

Suzana Mulliqi……………………………..Shtëpia e oficerave

Nermin Dërrasa……………………………Shtëpia e oficerave

Liljana Dërrasa………………………………Shtëpa e oficerave

Sovjetike Xhelo………………………………..Karabash

N . L . ( F ) . 12 .6 . 2016 .

About Post Author