Natasha Limaj-Jam themeli


JAM THEMELI

Jam bijë e gjuhës mëmë, më e vogla tingullore.

Herë humbas , her’ lulëzohem , veç në “ vreshta “ popullore…

“ Lakuriqësinë “ time me morfema e mbuloj,

Paraprapashtesa,nyje, mbaresat fort i shtrëngoj

Nëpër gojë më kavërdisni dhe , pse ndonjëherë kam “ hala “,

T’u vras , t’u pres , sa mban ” krahu “… Jam…Themeli , Kreu , Fjala !…

N . L . ( F )

About Post Author