Natasha Limaj
KËNGA POPULLORE
Tërsëllim e trokëllimë, bor’ciklon e syferinë
Mishi ngjethur , kokrrizuar as nga ftoma, as nga ngrica,
Por…, nga dert’i këngëzuar…
Dehje-dalldi çdo qelizë
O, moj Kënga Popullore
Ti…, bamp lodrën e un’vdiiis!…
Kur ia jep me “ drithërimë “,
Krrau-kërcet vetëtimë…
Gjith ç’ka mëmëza natyrë
Vishet me të ngrohtën ngjyrë…
Që kur plasëm përmbi tokë
Fill me ty, ne nanurimën
Edhe “ Eva me Adamin “
Ty…, në gojë “ mëkatet “ nisën…
Manushaqeza e Majit
Këngëzon erdhi pranvera
Aman , mos më shihni vetëm
Se kam dhe shoqe të tjera…
Shushurima e burimit
Ujëvara kapilar malit
Dy kaproj duke kërcyer
Vajza-lulkëz me dorë djalit…
Ah, ti…, tharmi popullor
Ç’ma njome syrin me vesë
Aman, mos më turpëro
Se ngashërej me dënesë!…
Me “ thyerjet “ e tua nëna
Për fëmijën ç’ia thërret,
Druri – guri , zë shkërrmoqet,
Zëri dramatik kërcet…
Kocka cifla mjellëzuar
Kur dëgjova “ a-pa-panë “
Isopolifonisë Labe
Me gryk’motra për vëllanë…
“ Xhamadani vija-vija “
Bebja qylafin mbi kokë
Stampë zhgabën dykrenare
Vallen ndezin Geg’e Toskë…
Regjur me “ ambroz “ nga vetja
O, moj Kënga Popullore
Brenda teje balerinë
Gjuha jonë arbërore!..
N . L . ( F )
