Natasha Limaj-Ndër  vena


Natasha Limaj

  · 

NDËR VENA

Pse të shoh të sëkëlldisur, qejfin mbetur, a s’më thua?..

Ti…, që gurin bën me gojë, s’gjete dot, dy fjalë për mua??!!..

Mos – mos…më quaj “ bukëshkalë “ shenjtëria Poezi …

Guri – druri qajn’e qeshin, pak nga unë, më shum’nga Tiii…

Sa herë “ shkelma “ më ke hedhur, thikën palcës rrotulluar

Gjakun vrushkull me shpërthime, pastaj vargun e ke shtruar….

Dhe bërtisje të vërtetën, grimc’u bëftë gjithësia,

Kockën ta birëzoj dhimbja, aty buis mrekullia, mrekullia…

“ Lehoni “ ç’ma bëre jetën, herë katrenë – herë tercinë…

Ç’i do fjalët poezi??… Kur ndër vena më lëvrin!…

About Post Author