Natasha Limaj-NJË FUSTAN


NJË FUSTAN

Një fustan si yti dua , o vjeshta me sheg’e ftua,

Nëpër të rrush edhe dardha ” palat ” flakërim’e arta..

Jaka mbetur që nga vera, xhepat gjethe prur nga era

Kristale vese qëndisur, nata me yje stolisur

Një fustan si yti dua , shkrir në të ngjyrat e tua

Edhe prehrin plot të mbushur, rrush, bajame, sheg‘e ftua!…

About Post Author