Natasha Limaj-Pse kullon moj Labëri?!..


Profesori, gazetari dhe krijuesi
Pano Hallko!…
Fjalëve tuaja për Artistin e Labërisë Arap Çeloleskaj nuk ia vlen t’u shtohet asnjë presje !..
I keni gdhendur të gjitha vlerat e tij , duke qënë dhe sivëllezër nga ajo trevë madhështore, nuk mund të fliste njeri më mirë se ju për të !..
Unë thjesht po komentoj me disa vargje të dala nga shpirti, po atë ditë që Arap Çeloleskaj kaloi në përjetësi !..

PSE KULLON MOJ LABËRI?!..

Maj’e Çikës ,pse po nxin ?…
Pse kullon ,moj Labëriiii ?…
Ç’gjëm’ e madhe të ka gjetur ,
Që ia thërret me oiiii ?!…

Po Kauri ,pse ka ngrirë ?!…
Gurgullima ,pse pushon ?…
O, ti moj nënokja Labe,
Gjith’ky vaj , pse po gjëmon?…

Më dëgjooooni,malee,lugjeee!
Më dëgjoniii,gurëëeë e drurëëë…
Edhe ti njeri ,që pyet ,
Si ky helm ,mos ndjefshi kurrë!…

Pikëllima der’në palcë
Zemra thela , më është ndarë,
Se sot këngën e ndaloi
Biri im, birbil gjyzar…

Birbili me shtatë zëra
Valle ,këngë polifonie ,
Çdo vibrato , këtij zëri
Gurgullimë Labërie .

Kënaqe gjith Shqipërinë
Të pandare ” Geg’e Toskë”,
Kapërxen përtej kufijtë
Birbilon dhe në Europë

“Cili je ti more burrë ”
Tundi botën anembanë,
Perlë, ishe në mes valles
Kur thërrisje ” a-pa-pa-në ”

S’të kisha’ veç këngëtar
As ,veç për valle të rëndë,
Por, dhe burrë mendjeshumë
Që të zinte fjala vendë .

Se ‘ mbi ty , unë kisha derdhur
Gjith trokëllimat e mia,
Dhe krahina të vë emër
Çelolesko Labëria .

O, Arap ,birbil gjyzar!…
Vërtetë ike fluturove ,
Por , Iso – polifoninë
Ti, në art e përjetësove .

Dhe hidhërimi më zbutet
Prap ,zërin do t’a dëgjoj,
Në mes Çikës ,Bogonicës
Si furtun’do të jehoi .

Se ti vet diamant mbete,
Në Iso – Polifonie ,
O , i rralli ,zë brilant
Gur i çmuar Labërie!…

Shpirti yt u rehatua
Në lukthin e Labërisë,
O pishtar,o udhërrëfyes,
Për brezat e ardhmërisë!…

Në nderim të artistit të rrallë të Labërisë, Arap Celoleskaj
Natasha Limaj ( Fejzaj ) 7 . 1 . 2013 .