Natasha Limaj-SIRENA


Natasha Limaj

SIRENA

E shtrënguar jam në varg
Besoj do të duken pak…
Ku kanë zë grimcat e mia ?!..
Për ty gjëmon Labëria…
Tunden malet…
Ndizen sheshet…
Është , Ajo – Ajo sirena
Buisur në krua Velçe
Kur ia merr Labes me grykë
Zot , o Zot…, nuk ka të dytë…
Nuk do lirë si “ Orfeu “
Veç me zë na mallëngjeu…
Aty qan , aty këndon
Për një çast vallen valon…
Gjithë gjendja, njerëzia
Të dehur nga kënaqsia!…

N . L . ( F )

About Post Author