Natasha Limaj:Lum kush kap fundet e zjarrta


LUM KUSH KAP FUNDET E ZJARRTA

Shkurti shkurtër shkurtabiq,

Ç.diamant më mbledh në gji?!…

Akullnajës dimërore,

Derdhur llavë me dashuri…

Ja, luleverdhat mimoza,

Verdhur , ndezur , lulëzuar,

Ç’mision hyjnorë mbajnë mbi vete?!..

Dhuratë , për të dashuruar…

Ndodh , ndonjë të ketë harruar,

Katërmbëdhjetën kujtohet,

Llampë shpirti xixëllonjëse,

Ndizet zjarr e flakërohet…

Nëse dikur digjej flakë,

E vitet e kanë venitur,

Shkëndijëza zemërshkurti,

Fortë lëshon një të bërtitur…

Mos beso , se thonë ka fund,

Porsi dita edhe nata,

Tundu , se nuk janë njësojë,

Lum kush, kap fundet e zjarrta!…

About Post Author