As e pash e as e kapa
jo – jo – jo, sytë e ballit
as në ëndërr për poete.
Plaç, o varg, ç ‘ma lakuriqe
jo – jo – jo, sytë e ballit.
Kurr në mendje për poete
arrakati sy i zemrës
ku është bukuria vete…
Jo – jo – jo, sytë e ballit
nuk më josh, fjala poete
thellë – thellë vetes sime
mblidh e rrit malin me derte…
Jo – jo – jo, sytë e ballit
s’më shkoi mendja për poete
malldashuri, të më shtrydhësh
dëmin më shumë se tërmete…
Jo – jo – jo, sytë e ballit
kush ka nge, të jetë poete
as e pash e as e kapa
ç ‘më shtyu të flas me vete !
