Natë e bukur vjeshte
mbuluar me heshtjen e sajë,
pa zhurmat e kohës, pa englendisjet e ‘hibridëve’ në rugë,
pa tundimin e ndjenjave për të shkuarën
e largët,
pa kërcitjen e veshëve nga turmat plot zhurmë !

Mu deshën kohë,
vite, muaj, javë, ditë e net pa fundë,
orë e minuta
deri sa mbërrita në këtë natë..
ku mbetjet e histerizmit njerëzorë,
nuk ‘kompozohen’ si serenata..
përçitëse,
të ‘ deshëve ‘ Përçorë !
Mbetje që vazhdojnë të ‘burgosnin’ memorjen time,
duke formuar mure të tmerrëshme
të një ‘burgu’ pa hekura,
mbeturina që më zënë frymën ..
si metastaza
të një bote nihiliste, që kapërdiset
përtej aurorave të vdekura !
Nat e bukur vjeshte,
pa trishtimin e ndjenjave që zugaten në fshehtësi..
pa pëshpërimat e erës që sjell kujtime
nga e shkuara e largët..,
pa shiun që lan ‘mëkatet’ e verës që sapo shkoj tani..
mbështjellë nën drithërima të ëmbla që shërojnë plagët,
duke u derdhur brënda shpirtit..
në qetësi !
Nat e bukur vjeshte,
pa shkëlqimin parajsor të aureolave
të netëve të ‘bardha’..,
pa dritat inkandeshente që ndezin epshin erruptiv..
të manjakëve seksual,
pa piskamat therëse të zërave grishës..
që tundojnë prostitutat,
semaforëve,
të një bote të përdalë !
Nat e bukur vjeshte !
Un eci ngadalë ..
përqafuar me drithërimat e sajë magjike,
në memorjen time tërhiqet zvarrë
një tjetër botë ,
mbetur nën këmbët e mia..
si relike !
@_Tomi Buzi