Natë e errët-Aferdita Koçiraj Selishtaj


Natë e errët, me shi dhe erë,

Gjethet përplasen, sa andej këtej,

Nga pikat e shiut, kërrcasin trak a’ truk,

Dhe era si lë të struken diku.

Natë e errët, gjëmime pa fund,

Ndonjë vetëtimë, errësirë e grisë,

Nga era e fortë, seç delë ndonjë yll,

Që retë i shpërndanë aty këtu.

Dhe hëna në qiellë, sikur doj të dalë,

E fshehur lartë, nga retë është zënë,

Vjeshta e tretë kështu thotë të dalë,

Dhe dimëri, dalë nga dalë po vjenë.