NATË PA YJE
Mbrëmja kapur në brirët e hënës
zbret shkallët nga honet qiellore,
mbulon përflakjen e trëndafiltë
të perëndimit të thyer.
Zogjtë hapin siparin e muzgut të simfonive.
E mbështetur mbi sup të natës
tufa mendimesh derdhen nga foleja e kujtesës
që treten nëpër flokët e erës.
U shuan yjet në sytë e mi
si perëndi të rrëzuar nga froni!
Nata pa yje më ngriu nën qepallë.
E ulur mbi dhimbjen pikëloti
shigjetuar në hark,
në zemër ndjeva puthjen e fatit
prej shtizash.
Pikëllimi u gdhend gravur
pragut mermertë të portës.
