Natën e mirë-Halit Haliti


NATËN E MIRË

Bashkë me yjet në qiell prisja një natë të mirë të më urosh

Për mua do të ishte më e bukura dhuratë

Që kjo zemër e imja të mos mbetet bosh

Sikur lules kur i bien petalet nga trungu i thatë.

Yjeve po ju lutem për dëshirat tua

Thashethemet për ne sikur u bënë ” hit “

Edhe pasi të pushon shiu do më kujtosh mua

Në horizontin e harresës qenke edhe këtë vit.

Kërkim falja të jetë një titull libri

Që do ta shfletoja rrufeshëm dhe pa ngurrim

Mes gjithë këtyre yjeve për ty sonte do ndez një qiri

Gërmadhat e dashurisë të mbeten një kujtim.

Sa herë në mendje të më biesh, për ty do të shkruaj

Etja nuk shuhet, jo …jam i pa mëshirë

Hija jote më ndjek pas, kam vdekur të mos vuaj

Me gojë s’të flas, por sonte unë të them…

Natën e mirë !