Natyra
Natyrë
Më jep Diellin e shkëlqyeshëm dhe tepër përkëdhelëse,
me rrezet e tij të zjarrta dhe shumë maramendëse.
Natyrë
Më jep erën e parë të lindjes së bukur të Diellit,
dhe kopështin me lule të bukura, ku e qetë mund të eci.
Natyrë
Më jep të shijoj flladin e lehtë të dallgëve të Detit,
dhe lehtas fytyrën time ëmbël të më përkëdhelin.
Natyrë
Më jep të këndoj melodinë e zogjve mbi gjethet e pemëve,
që t’i japin qetësi shpirtërore dhe lumturi kësaj zemre.
Natyrë më jep buzëqeshjen tënde të bukur dhe madhështore,
dhe më lejo t’i shijoj gjatë gjithë jetës time mrekullitë e tua kryesore.
Fier/15/8/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini
