Nazi Laci:Dita e Flamurit 28 Nëntori


Nazi Laci:Dita e Flamurit 28 Nëntori

Shkruan Nazif Laçi

Fillimi i shekullit XX, ishte shumë dramatik, sepse bota psoi ndryshime rrënjësore. Në gadishullin Ilirik, filluan të lindin shumë shtete nacionale, duke u çliruar nga sundimi osman. Prandaj, kombi shqiptarë i ndodhur përball shumë armiqëve ( osman, grek, serb, bullgar et), u detyrua që me armë të luftoi për çlirimin e atdheut. Komitetet dhe shoqatat shqiptare që vepronin jashtë atdheut, duke parë rrezikun e atdheut u angazhuan në luftë diplomatike dhe ushtarake. Më 5 tetor Ismajl Qemajli, Hasan Prishtina dhe të tjerë udhtuan nga Stambolli për në Bukuresht të Rumonisë. Aty, organizuan një mini kuvend me përfaqësuesit e komiteteve dhe shoqatave të shqiptarëve dhe muarën vendim për të zhvilluar aktivitete luftarake dhe diplomatike. Gjeneral Hasan Prishtina u ngarkua me detyrë me organizue kryengritjen, së pari në Kosovë e pasatj në gjitha trevat shqipatre. Ndërsa Isamjl Qemajli me shok me zhvillua diplomaci nëpër kancalarit evropjane. Kryediplomati, Ismajl Qemaji udhtoi në Vien të Austrisë, ku u takua me shumë diplomat (Austriak, Gjerman, Anglez, Italian etj) dhe kërkoi nga ata përkrahje për çështjën shqiptare. Hasan Prishtina e filloi luftën kundër pushtuesit osman dhe ka arritur me i çlirua tokat shqiptare nga Pazari i ri në Peshter, Mitrovicen, Prishtinën, dhe marshon drejtë kryeqendrës Daradne dhe Vilajetit të Kosovës Shkupin. Kryengritësit shqiptarë të prirë nga Hasan Prishtina, Isa Buletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Mehmet Deralla, Dervish Cara e shumë të tjerë e çliruan Shkupin 1më 14 tetor 1912 . Pas çlirimit të atdheut nga osmanlit, tani duhej të shpallet Pavarësia e shtetit shqiptar. Plani i politikanve shqiptarë ishte që vendi ku duhet shpallet Pavarësia e Shqiprisë të jet Shkupi, sepse ai konsiderohej si porta e Shqipërisë. Mirëpo, rrethanat politiko-ushatrake ndryshuan dhe Rusia me satelitet sllavo-ballakanas u angazhuan me çdo kusht me penguar planin shqiptar. Pra, në këto rrethana është mbajtur Kuvendi në Shkup, por pa prezencen e gjenaral Hasan Prishtinës, sepse ushtria serbe e kishte arrestua atë dhe ishte burgosur në Kalamejdan-Beograd. Ushrtia serbe pushtonte një pjesë të madhe të tokave shqiptare dhe krydiplomati Ismajl Qemajli me ndihmen e anijeve Austriake zbarkon në Durs dhe nga andej kalon në Vlorë.

Më 28 nëntor 1912, Kuvendi i Vlorës eshpalli Pavarësinë e Shqipërisë, ndërsa mbi gjusma tjeter e tokave shqiptare mbetën nën okupimin grek, serb dhe malazias. Tani, në këtë kohë, Kosova u çlirua dhe kemi dy shtete shqiptare në Ballkan. Këto dy shtete shqiptare kanë për obligim kushtetues me u përkujdesur për vëllezërit e tyre në Koosvën Lindore-Luginë të Preshevës, Peshter, Maqedoni,Çamëri dhe Ulqin e Plavë e Guci.

About Post Author