Nazif Laçi


Ditëlindja: 07 mars 1947

Vendlindja: Smirë

Kombësia: Shqiptar

Zhanri: Shkrimtar

Nazif Laçi, Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen Normalen në Ferizaj dhe Fakultetin Filozofik – dega e historisë e kreu në Universitetin e Prishtinës. Punoi si mësues në Goshicë dhe Smirë dhe një mandat ishte drejtor i shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, gjatë viteve 1989-1993, në kohën më të vështirë për shkollat shqipe. Gjatë mandatit të drejtorit ishte edhe kryetar i aktivit të drejtorëve të shkollave shqipe në Viti.

Pastaj, në vitin 1993 (tetor) kalon me punë në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, si profesor i lëndës së historisë deri në pension 2012. Nazifi, pos punë edukativo-arsimore merret edhe me punë krijuese dhe i ka të botuar këto libra:

1. “Smira nëpër shekuj”, Gjilan 2001.

2. “Brezi i tretë i Normales së Ferizajt”, Ferizaj 2007.

3. Monografia e Gjimnazit,, Kuvendi i Lezhës ” në Viti, Ferizaj 2008.

4. Libri “Laçtë e Smirës”, Ferizaj 2014. • “Jehona e folesë”, bashkautor, Gjermani 2016.

5. “Morava Epërme në lashtësi,” Ferizaj 2016.

6. “Kreshniku i Moravës – Hetem Pajaziti”, Ferizaj 2017.

7. “Libri na bashkon-Smira dhe Libofsha”, me bashkauatore Tefta Deda

8. “Gjenocidi serb në Moravë të Epërme 1968-1999”.

9. ”Qaushi i Smirës”, Shkup, 2019.

10. Gjenocidi serb në Moravë të Epërme, 1968-1999, Ferizaj,

Ky, i ka në dorëshkrim edhe 3 libra, që s’shpejti do të botohën. Nazif Laçi është anëtarë i shoqatës së shkrimtarëve ,,Ramadan Musliu” në Viti, në shoqatën ,,Princ Muzaka” në Fier dhe bashkëpunon me shumë shtëpi botuese në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Me kumtesa shkencore është paraqitur disa herë në nivele komunale e regjionale.Librat e tij janë cituar nga shumë autorë dhe është edhe recensent i shumë librave.

Nazif LAÇI

Kreshniku i Moravës së Epërme Hetem Pajaziti Hetem Ilaz Pajaziti, veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nga Morava e Epërme, u lind më 16.07.1913 në fshatin Smirë dhe vdiq më 1999. Familja e tij është e njohur për atdhedashuri, sepse babë Ilazi s’bashku me dy vëllezërit: Jasharin dhe Hajdarin morën pjesë në Kryengritjet Shqiptare të vitit 1910 , në Luftën e Kaçanikut dhe në tri betejat luftarake, siç janë ajo në Nikoc, Drenushë dhe malet e Smirës, ku edhe ranë dëshmorë Jashari dhe Hajdari. Hetemi shkollimin fillor e filloi në fshatin Gërmovë ,në shkollën në gjuhën serbe, sepse gjatë Mbretërisë SKS, shkollimi në gjuhën shqipe ishte i ndaluar. Dy klasët e fillores Hetemi i kreu te mësuesi serb Radomir Gojkoviq dhe pastaj ndërpreu mësimin, sepse pushteti okupues serb me dhunë e depërtoi familjen e Ilaz Pajazitit për në Shqipëri, natën e Bajramit të vitit 1927. Ky aksion serb dilte nga Programi i “Naçertanisë”, që Kosova të pastrohet nga shqiptarët dhe në pronat e tyre të vendosën kolonët serbo-malazez. Kështu, fatin e shpërnguljes me dhunë e përjetonin, së pari ato familje shqiptare që ishin më aktive për ta luftuar armikun serb. E tillë pra ishte edhe familja e Ilaz Pajazitit nga Smira. Prandaj, Hetem Pajaziti vazhdoi shkollimin fillor në fshatin Liboshte të rrethit të Lushnjës-Shqipëri. Pas kryerjes së shkollës fillore, Hetemit i vdes babai në vitin 1932 dhe përkujdesjen e morri shteti shqiptarë, sepse Hetemi ishte vlerësuar si nxënës i zgjuar dhe talent në mësime. Hetemi është regjistruar në Shkollën e “Mesme Mbretërore” që aso kohe quhej: Akademia Ushtarake në Tiranë. Këtë shkollë Hetemi e kreu me sukses të lartë, sepse artin ushtarak e donte dhe kishte në zemër dhe avancohet me gradën nëntoger. Pastaj, punësohet në ushtrinë Shqiptare, ku punoi në Berat, Gjirokastër dhe Pogradec. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria pushtohet nga Italia fashiste më 6 prill 1939. Hetemi ishte mobilizuar në luftë, me forcat rezerviste Shqiptare “Kaptina” e përbërë prej 320 ushtarëve dhe është angazhuar në mbrotjën e qytetit të Vlorës. Në Vlorë, s’bashku me qark komandantin e xhandarmërisë Sylejman Zdravën dhe major Shabanin, kanë mbrojtur qytetin e Vlorës nga pushtimi Italian për tri ditë rresht. Mirëpo, përkundër rezistencës, Italia fashiste e pushton Shqipërinë dhe Hetem Pajaziti s’bashku me Murtez Bytyqin, oficer nga fshati Prelez, rrethi i Ferizajt, kanë mbetur nëpër male duke luftuar me armikun italian. Gjatë vitit 1943, gjatë një aksioni luftarak në fshatin Mizë, rrethi i Divjakës, janë vrarë me dhjetëra xhandar Italian. Pas Konferencës së Pezës, që është mbajtur më 16 shtator 1942, janë bashkuar të gjitha forcat politike shqiptare në luftë kundër fashizmit. Edhe në mbledhjen e Mukës, mbajtur më 1-3 shtator 1943, është marrë vendim që të bashkohen dy forcat politike, që ishin: Fronti Nacionalçlirimtar, që përfaqësohej nga Ymer Dishnica, Mustafë Gjinishi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Haki Stërmilli, Gego Nushi etj.Dhe Balli Kombëtar që përfaqësohej nga Mithat Frashëri, Hasan Dosti, Skënder Muço, Nexhat Peshkopia, Hysni Leponica etj. Në këtë mbledhje janë marrë këto vendime: 1. Lufta e përbashkët dhe e menjëhershëm kundër pushtuesit fashist, përkrah aleatëve të mëdhenj SHBA-së, Anglisë dhe Bashkimit Sovjetik, 2. Lufta për një Shqipëri të lirë, demokratike popullore dhe 3. Lufta për zbatimin e parimit të garantuar nga Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e popujve etj. Mirëpo, pas mbledhjes së Mukës, kur Enver Hoxha është takuar me jugosllavët (Dushan Mugoshën, Milladin Popoviqin dhe Svetozar Vukmanoviq-Tempo ), ai ndërron mendimin dhe fillon vëllavrasja mes shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe është organizuar një këshillim me forcat demokratike në Shqipëri që të shkohet në Kosovë me kuadrat ushtarake, për të luftuar kundër murtajës së zezë komunizmit. Kthimi i Hetem Pajazitit në Kosovë Pas Mbledhjes së Mukës dhe Konferencës së Bujanit, më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 , forcat patriotike shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë hetuan se çështja kombëtare po tradhtohej nga faktori i jashtëm dhe nga disa element karrieristë shqiptar. Prandaj me një këshillim me forcat demokratike në Shqipëri u morr qëndrim që të organizohen kuadrat vullnetare për të shkuar në Kosovë, dhe atje të organizojnë popullin shqiptarë në luftë kundër sllavo-komunistëve që organizonin copëtimin e tokave shqiptare. Nga rrethi i Ferizajt dhe Anamorava, kishin ardhur në Kosovë këta atdhetarë: Bajrush Xhakli me gradën kapiten, nga fshati Kishnapolë, Rexhep Kryeziu me gradën ushtarake oficer nga fshati Sojevë, Hetem Pajaziti, me gradën ushtarake nëntoger, nga fshati Smirë, Rexhep Kabashi me gradën ushtarake oficer nga fshati Kabash, Luan Gashi, djali i Ahmet Gashit, profesor i Normales së Elbasanit e shumë patriotë të tjerë nga të gjitha viset e Kosovës, kryesisht kuadrot ushtarake që kishin kryer akademinë ushtarake në mbretërinë e Ahmet Zogut në Shqipëri. Këta veprimtarë, kur arritën në Prizren ishin takuar me udhëheqësin e njohur Xhafer Devën. Ai i kishte përshëndetur dhe ju dëshiron mirëseardhje në Kosovë dhe pas një dreke, ju kishin ofruar armë dhe pastaj janë shpërndarë nëpër komunat e Kosovës.

Hetem Pajaziti kishte shkuar në malet e Gadishit dhe ishte takuar me udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Hysen Tërpeza etj. Hetemi ishte angazhuar me shokë që të mobilizonin intelektual shqipëtarë siç ishin: Adem Gllavica, Liman Staneci, Selim Gllavica, Ibrahim Kelmendi, ky profesor nga Presheva e shumë të tjerë. Në malet e Zhegovcit, është mbajtur një mbledhje me të gjithë krerët e Lëvizjes Kombëtare të kësaj ane . Në këtë mbledhje është vendosur që të formohet një organizatë politike kombëtare që quhej: “Uniteti kombëtar”. Prandaj, Hetem Pajaziti ishte shumë aktiv dhe organizues i shumë aksioneve luftarake siç ishte: Lufta e Ferizajt, e cila filloi në ora 3 para mëngjesit të datës 2 dhjetor 1944 dhe sulmohet Ferizaj nga të gjitha drejtimet, por nga rruga e Gjilanit sulmohet nga luftëtarët e Moravës së Epërme që i udhëhiqte nëntogeri Hetem Pajaziti. Ky ka marrë pjesë edhe në Kongresin e III të Kopilaçës dhe ishte ideator i shumë vendimeve. Luftoi dhe udhëhoqi luftën te Guri i Zi, s’bashku me Dodë Dodën, Hysen Tërpezën, Hasan Kabashin etj. Ky atdhetar i devotshëm ishte s’bashku me koçakët Ahmet Demiri, Hasan Remnikun ku qëndroi nëpër male deri në vitin 1947 për Shqipërinë etnike!19 19 Fragmete nga libri “Smira nëpër shekuj” Gjilan 2001.

Sabit Alidema, dhjetor 2021

About Post Author