Nazif Laçi :Arsimi shqip në Kosovë !


Nazif Laçi

Arsimi shqip në Kosovë !

Nga se vi nga fusha e arsimit, sepse 43 vite pune në arsim, në të gjitha nivelet: mësim klasor, lëndor dhe një mandat drejtor. Pra, arsimin fillor dhe të mesem e kam provuar gjatë karierës s’ime 43 vjeçare. Me kualifikim jam normalist dhe Fakultetin Filozofik-dega e historisë. Arsimi shqip në Kosovë, gjatë viteve të 70-ta ishte i artë, sepse pos angazhimit përmanent të mësimdhënsëve, edhe institucionet e vendit ishin shumë azhure në punë. Shkollat tona, në këtë dhjetëvjeçarë ishin të pajisura me mjete mësimore, që nga klasa e parë e deri te sejcila lënd mësimore. Mjetet ishin të ardhura nga nëna Shqipëri. Pas, vitit 1980, e këndej ka filluar degradimi i shkollës shqipe. Gjatë kësaj kohe, u zhvillua një presion i paparë në shkollat shqipe , nga armiku-okupatori serbë, me anë të politikës diferencuese, ndaj kuadrave më të mira të shkollave shqipe. Pastaj, gjatë viteve të 90-ta, puna arsimore u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, sepse armiku na detyroi. Pas, çlirimit të atdheut ( 2000-2022), arsimi u degradua, jo nga armiku serbë, por nga pushtetarët e paditur. Arsimin e kanë udhëhequr dhe akoma po eudhëheqin kuadrat, jo profesionale dhe të paditura. Kështu, arsimi që nga qerdhet e deri te universiteti është i degraduar. Nuk respektohen kriteret minimale në arsim, dhe si rezultat i saj kemi sukses teje të dobët. Mësimdhënësit tanë janë të pambrojtur nga sistemi, të përbuzur dhe keqëpërdorur. Hapja e shumë Universiteteve publike e private, janë degradim i arsimit dhe në këto dalin kuadrat të paditura, me tituj të lartë shkencor. Ky degardim, vështir mund të riparohet dhe radhat e të paditurëve vazhdimisht shtohen. 

About Post Author