Nazif Laçi :Dita e flamurit 28 nëntori 1912


Laçi Nazif-KosovaPress

Shkruan Nazif Laçi

Nazif Laçi :Dita e flamurit 28 nëntori 1912

Kombi shqiptar, është ndër popujt më të lashtë në Gadishullin Ilirik, Evropë dhe botë, që pati në të gjitha periudhat historike sulme dhe okupime nga shumë armiqë. Prandaj, ky komb, kurrë nuk është pajtuar me rexhimet okupuese, por çdo herë luftoi dhe derdhi gjakun si lum për atdhe. Fillimi i shekullit XX ishte dramatik, sepse në trollin e Ilirkut u krijuan shumë shtete-kombe mbi gjakun e shqipatëve siç janë: grekët, serbet, bullgarë, rumunët, malaziaset etj. Nga gjiri i kombit shqiptarë lindën shumë rilindas siç ishin: Ismajl Qemajli, Hasan Prishtina, Luigj Grakuqi, Isa Buletini, Çerçiz Topulli, Mujo Ulqinaku, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni e shumë atdhetar të tjer, që u angazhuan për ngritjen e Flamurit dhe Mëvetësinë e Shqipërisë. Festa e Flamurit 28 nëntori 1912, kur u ngritë Flamuri në Vlorën heroike, e shpëtoi edhe atë gjymës shqipërie nga goja e armiqëve, duke ua ndar shumë gjymtyrë të atdheut siç ishin: Dardania, Çamëria, Peshteri, Tivari e deri në Plavë e Guci. Sot në mileniumin e tretë kombi shqiptarë me çlirimin e Daradnisë në vitin 1999 është më i konsiliduar për mbrenda dhe më i fuqishëm me miqë ndërkombëtar siç janë: Anglo-amerikanet, Gjermanët, Austriakët, Italianët etj. Prandaj, me një ngritje të mirë të vetdijës kombëtare janë krijuar kushtet për konsulidim të plotë të kombit tonë. I lutem në tokë dh qiell, sidomos intelektualve shqiptarë të mos humbin energji në luftë mes veti, por atë energji ta bashkojnë për të mirën e atdheut-Shqipërisë Etnike. Shqipatrët kanë obligim dhe amanet nga të parët tanë pellazgo-ilire- arbëror me u këndell ashtu siç ishim dikur model i botës. Kombi ynë sot ka nevoj shumë për zhvillim ekonomik, kulturor, diplomatik e shkencor, në mënyrë që të ecim paralel me kombet e ngritua të botës. Në fund nga thellësia e zemrës ua uroi Ditëne Flamurit të gjithë shiptarëve kudo që ata janë. Shqipëria ndërtohet e forcohet vetëm të bashkaur, rroftë Flamuri, rroftë kombi shqiptarë.

About Post Author